Flash

Konfiskohet pasuria 15 milionë euroshe në Sarandë

Lapsi.al 13 February 2025
Konfiskohet pasuria 15 milionë euroshe në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka miratuar konfiskimin e 6 mijë e 600 metër katrorë tokë në breg të detit në Sarandë.

Vlera e trojeve shkon në rreth 15 milionë euro ndërsa u zbulua se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara.

7 sipërfaqe të mëdha toke buzë detit janë konfiskuar pas hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe kanë kaluar në favor të shtetit me vendim gjykate.

Bëhet fjalë për një nga dosjet me të bujshme të viteve të fundit, të hetuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho.

Në 1 qershor 2022, u kërkua arrestimi i 10 shtetasve të dyshuar për “falsifikim dokumentash”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Qytetarë e zyrtarë u akuzuan për tjetërsimin përmes dokumentave false të mbi 10 mijë m2 truall buzë detit, të cilat më pas u pajisën me certifikata pronësie.

Bashkë me urdhër-arrestet të miratuara nga Gjykata,

Prokuroria kërkoi edhe sekuestrimin e këtyre trojeve.

Pas hetimeve intensive, dosja shkoi në Gjykatë për një pjesë të të pandehurve, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërkohë që vijojnë hetimet dhe gjykimi për një pjesë të të dyshuarve dhe një pjesë të sipërfaqes prej 10 mijë m2.

Në seancën përfundimtare për 5 prej të pandehurve, u kërkua shpallja fajtor, si dhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të 7 trojeve buzë detit me sipërfaqe totale 6640 m2, me vlerë tregu rreth 15 milionë euro.

Në përfundim, Gjyqtari Alban Vecani ka vendosur dënimin për falsifikim dokumentash të të pandehurve F. M, V. Ll, A. C dhe dënimin e tyre pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar me 1 deri 1 vit e 2 muaj burgim, të pandehurit B. M me 2 vjet burgim me kusht 4 vjet, si dhe për “shpërdorim detyre” dënimin e të pandehurit A. A me 2 vjet burgim.

Gjithashtu është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit i sipërfaqes 6640 m2.

Nga ana tjetër, vazhdon të mbetet nën sekuestro edhe sipërfaqja e mbetur nga totali 10 mijë m2, si dhe hetimi apo gjykimi për të dyshuarit e tjerë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI