Flash

LaCivita tregon pse pranoi të punojë me Berishën “non grata”: Ka një sherif të ri...

Lapsi.al 13 February 2025
LaCivita tregon pse pranoi të punojë me Berishën “non

Ish-shefi i fushatës së Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit të 2024-ës Chris LaCivita ka treguar se përse pranoi të punojë për opozitën shqiptare duke ditur që kreu i saj, Sali Berisha është i sanksionuar “non grata” nga SHBA. Në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri Tv, ai tha se nuk ka qenë problem për të.

“Jo. Në fakt, pikërisht këto elemente e bënë kaq tërheqëse këtë garë dhe këtë mundësi. Në qoftë se kemi të bëjmë me të njëjtët persona të cilët e ndoqën penalisht Donald Trump-in, janë ata të cilët po ushtrojnë këto përndjekje ndaj shumë personave të tjerë, ndaj Berishës, personave të tjerë politikë këtu dhe në vende të tjera... prandaj ne duam t’i ndihmojmë konservatorët që t’i japim fund kësaj praktike.

Sikurse jam shprehur shpesh, që nga mesi i janarit, me Donald Trump-in, që kurse ai bëri betimin për në Shtëpinë e Bardhë, dhe si u bë president i Shteteve të Bashkuara... ne kemi një proverb në Amerikë, do të thotë “kemi një sherif të ri në qytet”. Dhe Donald Trump-i është “sherifi i ri”.

Dhe kjo gjen zbatim jo vetëm në skenën amerikane, por edhe në arenën dhe skenën botërore. Janë të shumta çështjet të cilat i shpreh opozita, me të cilat është dashur të përballet, por këto i takojnë të shkuarës, sepse gjërat së shpejti do të ndryshojnë...” – thotë LaCivita. 

Ai u përgjigj besimplotë se Berisha do të fitojë dhe se shqiptarët do të votojnë për kushte ekonomike dhe jetese më të mira. Ai shtoi se Edi Rama duke qenë mik i Soros nuk mund të jetë mik i SHBA-ve, madje përdori një metaforë ku tha se është njëjtë sikur vaji që nuk përzihet me ujin.

"Unë jam besimplotë se do të fitojë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri të cilën nuk e drejton Geroge Soros. Ka nevojë për nje qeveri të cilën e kanë zgjedhur shqiptarët. Nuk mund të jesh mik i Geroge Soros dhe të jesh mik edhe i Shteteve të Bashkuara, është e pamudur, është njësoj sikur të përziesh vajin me ujin, nuk përzihen.

Mendoj se këto çështje duke përfshirë edhe ato, votën e shqiptarëve për mundësi më të mira, për kushte më të mira ekonomike do të nxjerri në pah dallimet dhe populli shqiptar do të votojë për opozitën e bashkuar që mbështet Berishën" - tha LaCivita. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI