Flash

Lubonja: Çfarë e shqetëson Ramën pas arrestimit të Veliajt dhe pse po sulmon SPAK-un

Lapsi.al 13 February 2025
Lubonja: Çfarë e shqetëson Ramën pas arrestimit të

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se mesazhet e kryeministrit Edi Rama drejtuar SPAK kanë qenë të koduara. I ftuar në emisionin “Open” në News 24 ai tha se objekt i sulmeve kanë qenë "elementë armiq" brenda SPAK dhe se kryeminstri bëri thirrje që këta "elementë armiq" të likuidohen.

"Rama është po ai që ka qenë, projekti i tij është po ai. Ai ka synuar të kontrollojë drejtësinë dhe e ka bërë. Shkalla e këtij kontrolli mbetet relative, se dhe në kohën e Enver Hoxhës nuk ishte shkalla njësoj. Nga qasja që tregoi Rama tani, e nxori qartazi projektin e tij. Projekti i tij ka qenë një drejtësi që e bëjmë ne dhe e garantojmë ne, pra drejtësia e partisë, drejtësia popullore quhej dikur.

Kjo drejtësi jep garanci që nuk preket kapoja e kësaj pune, që është vetë Rama. Por, njëkohësisht duhet të bëjë edhe atë fasadën që kapën dhe ca këtej ca andej…

Pse nxori kryet Rama? Po t’i dëgjoje fjalët, janë tipike të asaj kohe. Ai nuk sulmoi SPAK-un, por një gjyqtar dhe një prokuror dhe një dosje. Qasja e tij është sikur zbulohen elementë armiq brenda SPAK dhe bëri thirrje që këta elementë armiq të likuidohen.

Bëri një kërcënim dhe premtoi se pas zgjedhjeve do bëjmë drejtësinë e vërtetë dhe me standarde. Ky është procesi i kontrollit, u provua që SPAK është i pavarur apo nuk u provua. Është një kategori bardh e zi, ka shumë gjëra që nuk janë kaq të ndara. Këta i kanë bërë shërbime sa të duash, vëllain ia nxorën, për atë 5D-në s’e morën në hetim Veliajn, as për inceneratorët, këtë vetë e kanë lënë jashtë ndërkohë që brenda kanë prova sa të duash.

Veliajn e morën për gjëra personale, që nuk lidhen me sistemin. Ky u ndje i tronditur dhe pse Veliajn e kishte braktisur. Hipotezë më bindëse për mua është se ky e kishte lëshuar, e donte prapa zgjedhjeve e ta lëshonte fare, por për arsye se duhen hetuar, këta të SPAK vepruan më parë" - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI