Flash

Penallti absurde në shtesë, Gasperini i tërbuar:“Nuk i njoh më rregullat e futbollit”

Lapsi.al 13 February 2025
Penallti absurde në shtesë, Gasperini i tërbuar:“Nuk i njoh
Atalanta u mposht në Belgjikë kundër Brugge me një penallti inekzistente, e cila u akordua në minutën e 90'. Trajneri Gasperini dhe ekipi i tij ishin tërësisht të tërbuar. Në minutat e fundit të ndeshjes, Hien ndoqi një top të lirë dhe, pa e kuptuar fare, preku lehtësisht sulmuesin e skuadrës belge që ishte pas tij. Lojtari rrëzohet në tokë dhe arbitri, pasi rishikon aksionin me VAR, konfirmoi penalltinë. Me atë 11 metërsh rezultati final u bë 2-1 për Club Brugge. Një fund i hidhur për Atalantën, që kishte arritur të barazonte, pavarësisht një pjese të parë të dobët. Pas ndeshjes, trajneri Gasperini nuk e fshehu zhgënjimin dhe shprehu hapur zemërimin e tij.

“Nuk i njoh më rregullat”

Në përfundim të ndeshjes, Gian Piero Gasperini foli për Sky Sport, ku, siç pritej, tema kryesore ishte penalltia e diskutueshme. Pa u fshehur pas fjalëve, trajneri i Atalantës kritikoi ashpër drejtimin që po merr futbolli modern, i cili, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më shumë viktimë e teknologjisë, që në vend se të ndihmojë, po shkatërron një nga sportet më të bukura në botë. Lexo më tej: Gafa e Maignan dënon Milan ndaj Feyenoord: penallti e polemika në Bryzh për Atalantën “Nuk i njoh më rregullat e futbollit. Ky sport po shkon në një drejtim që nuk i përket futbollit të vërtetë. Tashmë shumica e lojtarëve përpiqen të mashtrojnë për të përfituar diçka. Të gjithë kanë një ide krejtësisht të ndryshme për ndërhyrjet dhe faullet”. Në zonën e intervistave, edhe Charles De Ketelaere e kritikoi ashpër arbitrin, duke e quajtur atë “arrogant”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI