Sfida e jashtëzakonshme e Riise: 24 orë vrap pa ndalim
Ajo që e bën këtë sfidë edhe më të veçantë është rrugëtimi që Riise ka ndjekur në katër muajt e fundit. Ai iu nënshtrua një transformimi të jashtëzakonshëm fizik duke marrë pjesë në një reality show të quajtur “16 javë ferr”, ku të famshmit ndjekin dieta të rrepta dhe stërvitje intensive për të testuar veten dhe për të rikthyer formën e tyre fizike. Kjo e bën arritjen e tij akoma më të jashtëzakonshme: mes të shtunës dhe të dielës, norvegjezi vrapoi për 24 orë pa ndërprerje, duke përshkruar një distancë totale prej 172 kilometrash. Ai ishte një nga të paktët që arritën të përfundonin sfidën, e cila u organizua nga një organizatë bamirëse që mbështet shëndetin mendor. Falë pjesëmarrjes së Riise dhe të tjerëve, u mblodhën më shumë se 21 mijë euro për të mbështetur projektet e organizatës. Për këtë arsye, ish-mbrojtësi i Liverpool ishte i vendosur që të mos dorëzohej, duke e realizuar këtë sfidë si një mënyrë për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për të provuar veten. “Ishte gjëja më e vështirë dhe më intensive që kam bërë ndonjëherë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht”, tha ai, dhe duke parë pamjet e publikuara në rrjetet e tij sociale, është e vështirë të mos i japësh të drejtë. Fillimisht, Riise nuk ishte i sigurt nëse do t’ia dilte të vraponte për të gjitha 24 orët, por në fund ia doli dhe ishte një nga të paktët që e përfunduan sfidën. Pas kësaj prove ekstreme, ai kishte vetëm një mendim në kokë: pushimin e merituar. “Tani do të shkoj në shtëpi, do të bëj një dush, do të vendos këmbët mbi divan, do të porosis kebabin më të madh ndonjëherë me salcë pikante, Pepsi Max, karamele dhe pastaj nuk do të lëviz për dy ditë.”View this post on Instagram