Flash

Sherr në fushë e tunel pas Flamengo-Botafogo: Barboza kthehet në shtëpi pa një dhëmb

Lapsi.al 13 February 2025
Sherr në fushë e tunel pas Flamengo-Botafogo: Barboza kthehet në
Në Brazil ndeshja mes Flamengo dhe Botafogo përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme: pas vërshëllimës së fundit, lojtarët u përfshinë në një përplasje masive që zgjati disa minuta para se arbitri të arrinte ta qetësonte situatën. Në kaosin e përgjithshëm u shkëmbyen edhe grushte, dhe ai që pësoi më keq ishte mbrojtësi Alex Barboza, i cili humbi një dhëmb pas një përplasjeje të ashpër me një kundërshtar. Skuadra vendase fitoi 1-0, me një asist vendimtar nga ish-lojtari i Juventus, Danilo, por gjithçka doli jashtë kontrollit pas përfundimit të ndeshjes. Konflikti u zhvendos edhe në dhomat e zhveshjes, ku lojtarët u desh të ndaheshin me shumë vështirësi. Ky incident skandaloz mori vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe përfundoi me tre kartonë të kuq, të cilët u dhanë për Barboza, Cleiton dhe Gerson.

Sherri masiv mes Flamengo dhe Botafogo

Tensioni ishte i lartë që në minutat e para të ndeshjes, dhe përplasjet mes lojtarëve ishin të shpeshta. Megjithatë, në fund të sfidës së Campeonato Carioca, ndodhi ajo që arbitri shpresonte të shmangte: lojtarët e të dyja ekipeve, përfshirë edhe ata nga stoli, u futën në fushë për një sherr masiv, i cili nisi pas një debati mes lojtarit të Botafogo Barboza dhe dy lojtarëve të Flamengo. Të tre lojtarët kaluan menjëherë në përplasje fizike, dhe mbrojtësi i Botafogo e pësoi më keq: një kundërshtar e goditi me grusht në fytyrë, duke i thyer një dhëmb, ndërsa gjak rridhte nga goja e tij, duke i njollosur fanellën. Teksa kthehej në dhomat e zhveshjes, Barboza tentoi të vazhdonte debatin, por për fat të mirë situata u qetësua dhe nuk pati të tjerë lojtarë të lënduar pas atyre momenteve kaotike.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI