Flash

Dalin PAMJET/ Si banda e shqiptarëve gjobiste lokalet në qendër të Athinës

Lapsi.al 14 February 2025
Dalin PAMJET/ Si banda e shqiptarëve gjobiste lokalet në qendër

3 shqiptarë, një grek dhe një egjiptian u vunë në pranga nga policia greke të akuzuar se ishin pjesë e një bande që kishin terrorizuar pronarët e kafeneve dhe dyqaneve në Athinë duke u vënë atyre gjoba të majme mujore.

“Protothema” ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë kur ata hynin në lokale për të shantazhuar pronarët që të bënin pagesat pasi në këtë mënyrë do të kishin “mbrojtjen” e tyre.

Pamjet tregojnë anëtarët e bandës me fytyrat e tyre të mbuluara që hyjnë në lokalet e qendrës së kryeqytetit grek. Aty ata linin një copë letër me numrin e një celulari dhe u kërkonin pronarëve t'u telefononin për të rënë dakord për "tarifën" që do t'u jepnin për t'u siguruar atyre mbrojtje. Gazeta greke shkruan se organizata vepronte kryesisht në zonat Patisia, Kypseli dhe Agios Panteleimonas.

Veprimtaria e tyre u ndërpre nga oficerët e policisë që vunë në pranga 5 personat. Hetimet nisën në fillim të shkurtit, kur informacioni mbërriti tek autoritetet se një grup prej 5-6 personash trupmëdhenj po shantazhonin pronarët e lokaleve dhe dyqaneve. Hetimi kulmoi mbrëmjen e 12 shkurtit, kur oficerët e policisë pikasën disa persona me fytyrë të mbuluar duke lëvizur në zonën e Kato Patisias.

Ata ndaluan një person të dyshimtë jashtë një farmacie të cilin vendosën ta kontrollojnë. Në të njëjtën kohë, brenda të njëjtit dyqan u gjetën 4 persona, dy prej të cilëve ishin “të njohur” për autoritetet për të kaluarën kriminale dhe përfshirjen e tyre në lokalet e natës. Personat tentuan të largohen, por u vunë në pranga. 2 nga të arrestuarit kanë pranuar aktet e zhvatjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, aksident në "Don Bosko"

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Aksidenti ka ndodhur pranë një shkolle në zonën e Don Boskos. Në aksident janë pë...

19:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI