Flash

Drejtoria e Burgjeve sqaron pse Veliaj figuroi "i dënuar" në dokumentin e SPAK

Lapsi.al 14 February 2025
Drejtoria e Burgjeve sqaron pse Veliaj figuroi "i dënuar" në

Pas akuzave të Veliajt, SPAK deklaroi se statusi "i dënuar" për të, në kërkesën për masë sigurie është marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Kjo e fundit ka bërë një sqarim për këtë çështje duke u shprehur se në Regjistër Veliaj figuron "i padënuar", por në rastet kur kërkohet "vërtetimi historik" përfshihen edhe të dhënat me vendimet e mëparshme, ndaj në rastin në fjalë ka dalë "i dënuar".  

"Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se, në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me shkresën nr. 2215/prot., datë 12.02.2025, ka përcjellë vërtetimin e gjendjes gjyqësore për shtetasin E. V., i biri i L. dhe Sh., lindur më 17.12.1979. Pas verifikimeve në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ai rezulton i padënuar dhe ndaj tij janë dhënë tre vendime pafajësie. 

Sqarojmë se, në rastet kur kërkohet vërtetimi me historik, përfshihen edhe të dhënat mbi vendimet e mëparshme, përfshirë pafajësitë apo vendimet e rehabilitimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Pra, çdo herë kur printohet Vërtetimi i Gjendjes Gjyqësore me shënime, del dhe statusi i dënuar si në këtë rast" - thuhet në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI