Flash

Gafa/ Ku gabon Rama tek zëvendësimi i Berishës “non grata” me “bufin e kënetës”

Lapsi.al 14 February 2025
Gafa/ Ku gabon Rama tek zëvendësimi i Berishës “non

Pamundësia ulëritëse e Edi Ramës për të vazhduar për ta quajtur Sali Berishën "non grata" që pas zgjedhjeve në SHBA, e ka detyruar kryeministrin që këto ditë të shpikë një nofkë të re për kundërshtarin e tij politik. Termi që Edi Rama përsërit nga mëngjesi në darkë, që nga dita e arrestimit të Erion Veliajt, është "bufi i kënetës". 

Aq i investuar është Rama për ta zëvendësuar etiketimin e Berishës nga "non grata" në "bufin e kënetës", sa sot në drekë postoi një video (poshtë) bardhë e zi të një bufi në Facebook. Shpjegimi që i bënte me tekst ishte ajo çka, sipas tij, ishte specifika e "bufit të kënetës". Postimi, në dukje një gjetje komunikimi publik, përmban një gabim trashanik në këtë përpjekje për të ndërtuar këtë alegori politike ndaj Berishës.

Po si fillim le të shohim se çfarë është "bufi i kënetës", sipas Edi Ramës.

"BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit." - shkruan Rama përmbi videon e bufit që hap gojën.

Por sipas Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, informacioni që i është dhënë Edi Ramës për të bërë atë postim është krejtësisht i gabuar.

"Duke u konsultuar me specialistet e fushes, deshirojme te keshillojme z. Kryeminister se:

- Sipas literatures se botuar ne Udhezuesin "Shpendet e Shqiperise" mund te themi se specia me emrin "Bufi i Kenetes nuk ekziston ne Shqiperi.

Foto e postimit ne fakt eshte Kukuvajka apo e njohur ne emrin shkencor si (Athene noctua) apo ne anglisht Little Owl." - njofton Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Ky Forum, nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook, demonton edhe përshkrimin që Rama i ka bërë të ashtuquajturit "bufit të kënetës", osë më saktë Kukuvajkës. Sipas kësaj organizate, ky shpend ka një rëndësi jetike për ruajtjen e balancës së minjve dhe zvarranikëve, me të cilët ushqehet.

"Ky shpend eshte mjaft i perhapur ne zonat rurale te Shqiperise dhe eshte shume i dobishem per mjedisin pasi ushqehet me zvarranike dhe minj. Nuk permendet si nje specie plackitese aq me shume ndaj shpendeve shtepiake. Sipas studimeve shkencore ka një rol kyç në ruajtjen e balancës së popullatave të brejtësve, kryesisht minjve, të cilët janë vektorë të transmetimit të shumë sëmundjeve.

Nëse nuk do të kishte kukuvajaka, popullata e brejtësve urbanë do të rritej në nivele të tilla që do të bëhej kërcënuese për shëndetin dhe jetën e njerëve. Nuk ka asnje studim shkencor qe te vertetoje se Kukuvajka eshte nje shpend qe grumbullon pesticide apo toksina dhe aq me shume te jete armiqesor dhe helmues ndaj diversitetit. Perkundrazi Z. kryeminister nese Kukuvajka nuk do ekzistonte ne Shqiperi do na kishin mbytur minjte." - sqarohet në postim.

Pra Forumi i përgjigjet me një metaforë kryeministrit, përpos informacionit që jep. Sipas kësaj organizate, nëse nuk do të ishte për "bufin e kënetës" ose ndryshe Sali Berishën, "do na kishin mbytur minjtë". 

Me ironi, Forumi sjell në vëmendje mungesën e specialistëve në administratë. Përndryshe, informacioni që Rama do të kishte përcjellë për të sulmuar Sali Berishën, nuk do të kishte qenë tërësisht i gabuar.

"Duke shprehur konsideraten tone per interesimin e Z Kryeminister ndaj mjedisit mund te themi se si rezultat i mungeses se specialisteve ne administrate, informacioni i dhene eshte teresisht i gabuar. Aq me shume kur mendon se shqiptaret taksapagues kontribuojne per mbajtjen ne kembe te Ministrise se Mjedisit, e cila nuk mundet te jape dot nje informacion te sakte Kryeministrit te vendit edhe per nje Kukuvajke." 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Për fundjavën që presim vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultës...

16:48

Ndahet nga jeta ish-ambasadori Shaban Murati

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati. Ish-ambasadori ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të 14 s...

10:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI