Flash

Gjyqtari bllokon edhe një javë urdhrin e Presidentit Trump mbi USAID-n

Lapsi.al 14 February 2025
Gjyqtari bllokon edhe një javë urdhrin e Presidentit Trump mbi USAID-n

Një gjykatës federal shtyu të enjten edhe me një javë pauzën për zbatimin e planit të administratës Trump për t’u dhënë leje me detyrim mijëra punonjësve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ndërsa po shqyrton padinë e ngritur nga sindikatat mbi këtë çështje.

Gjykatësi i Uashingtonit Carl Nichols tha gjatë një seance se ishte i shqetësuar mbi sigurinë e punonjësve të USAID-it të vendosur jashtë vendit. Ai nuk mori vendim mbi ankimin e sindikatave për një urdhër më të gjerë dhe afatgjatë që ndalonte shkurtimet agresive në operacionet e agjencisë që zbaton ndihmën për vendet e huaja.

Disa orë pas inaugurimit të tij më 20 janar, Presidenti Donald Trump, urdhëroi ndërprerjen e gjithë ndihmës që Shtetet e Bashkuara ofronin për vendet e tjera, për t’u siguruar që ajo të jetë në përputhje me politikën e tij “Amerika e para”. Masa nxiti kaos në USAID, agjencinë kryesore amerikane që ofron ndihmë për vendet e huaja.

Pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv, Departamenti i Shtetit lëshoi direktiva për ndalimin e punës, duke ndalur gjithashtu programet e ndihmës që kanë shërbyer për të shpëtuar jetë njerëzish në të gjithë botën, me përjashtime të kufizuara që përfshinin dërgimin urgjent të ushqimeve./VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI