Flash

Trump njofton bisedimet trepalëshe në konferencën e Mynihut për luftën në Ukrainë

Lapsi.al 14 February 2025
Trump njofton bisedimet trepalëshe në konferencën e Mynihut

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se zyrtarë të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës do të takohen të premten në një konferencë sigurie në Mynih për të diskutuar mbi përfundimin e luftës në Ukrainë.

"Rusia do të jetë atje me njerëzit tanë. Ukraina gjithashtu është e ftuar, por nuk dihet ende saktësisht kush do të marrë pjesë, por do të jenë njerëz të nivelit të lartë nga Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.", tha presidenti amerikan.

Megjithatë, Rusia, e cila nuk është pjesë zyrtare e forumit vjetor në Gjermani nuk ka komentuar mbi këtë zhvillim, ndërsa një zyrtar i lartë ukrainas deklaroi se “nuk priten bisedime me rusët në Mynih.” Aleatët e NATO-s ende po reagojnë ndaj njoftimit surprizë të Trumpit se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin rënë dakord gjatë një telefonate për të nisur bisedimet për përfundimin e luftës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet në Mynih me nënpresidentin e Trumpit, JD Vance, si dhe me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Trump e bëri njoftimin për takimin trepalësh gjatë një konference për shtyp të enjten, por nuk dha detaje të mëtejshme. Nga ana e tij, këshilltari i Zelensky-t, Dmytro Lytvyn, u shpreh se delegacioni ukrainas nuk ka në plan të marrë pjesë në një takim të tillë.

Trump e bëri njoftimin një ditë pasi zhvilloi telefonata të ndara me Putinin dhe Zelenskyn. Ai i përshkroi bisedimet si "të shkëlqyera" dhe tha se ka një "mundësi të mirë" për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme.

Zelensky pranoi se nuk i pëlqente fakti që Trump foli më parë me Putinin sesa me të dhe paralajmëroi se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje pa përfshirjen e saj direkte. "Ne nuk mund ta pranojmë këtë si një shtet i pavarur," theksoi ai, duke kërkuar garanci sigurie nga SHBA.

Ndërkohë, në Europë po rritet frika se lëvizjet e Trump mund të çojnë në një marrëveshje dypalëshe mes SHBA dhe Rusisë, duke anashkaluar interesat e Ukrainës dhe Europës. Presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se vetëm Zelensky mund të negociojë për llogari të Ukrainës, duke paralajmëruar se "një paqe që është një kapitullim" do të ishte "lajm i keq për të gjithë."

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi se "çdo zgjidhje e shpejtë është një marrëveshje e pistë."

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI