Flash

Zelensky takohet me Vance në bodrumin e hotelit me pesë yje në Mynih

Lapsi.al 14 February 2025
Zelensky takohet me Vance në bodrumin e hotelit me pesë yje në

Zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, sekretari i Shtetit i SHBA, Marco Rubio dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, janë takuar ditën e sotme në margjinat e Konferencës së 61-të të Sigurisë së Mynihut, në Mynih, Gjermania jugore.

Sipas mediave të huaja, ka qenë një zëdhënës i Presidentit Zelensky që ka dhënë lajmin, teksa bëhet me dije se bisedimet po zhvillohen në bodrumin e një hoteli me pesë yje në një zonë malore qytetit, rreth 5 km (3 milje) nga Konferenca e Sigurisë në Mynih, ku të dy udhëheqësit folën më herët sot.

Ne ende nuk kemi dëgjuar se çfarë po diskutojnë Vance dhe Zelensky, por çështja kryesore është përfundimi i luftës në Ukrainë,.

Kujtojmë se Vance gjatë fjalimit të tij në Mynih, kritikoi vendet e Bashkimit Europian dhe Britaninë e madhe për nivelin e demokracisë, që sipas tij është në rënie.

Ai tha gjithashtu se Rusia nuk është kërcënim, por sipas Vance, Europa duhet ta kërkojë kërcënimin për sigurinë brenda vetes.

Deklaratat e tij nuk u pritën mirë nga liderët e Bashkimit Europian, një pjesë e të cilëve reaguan pas fjalës së tij.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI