Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Berisha: Ne marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm

Lapsi.al 15 February 2025
Berisha: Ne marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale deklaroi se PD do të marrë përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, rikthimi i pronës, natyrisht një arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor do jenë përparësitë absolute.

"Pa asnjë diskutim që do ketë një pagesë dhe një zgjidhje përfundimtare. I dashur Gjovalin, ju keni dëgjuar zotimin tonë solemn, përmbysjen e shpërndarjes të të ardhurave kombëtare dhe buxhetit të shtetit. Do përmbysen. Çfarë nënkupton kjo? Do shkojnë drejt qytetarit. Do u japim përgjigje të gjitha këtyre problemeve të trashëguara dhe pastaj do ecim... Përparësi absolute këto dhe të dytat vijnë të tjerat. Përgjigja ndaj pensioneve, minimumi jetik, rroga minimale, pagesa e papunësisë, ndihma ekonomike, marrin përgjigje 3 muajt e parë.

Dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, rikthimi i pronës, natyrisht një arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor do jenë përparësitë absolute tonat. Askush të mos mendojë se ora e ndërtimit, ora e zhvillimit do ndalojë. Jo, absolutisht. Përkundrazi. U rikujtoj këtu se ne kemi pasur gjysmën e këtij buxheti që është sot, se ne ua linim bizneseve, kishim taksa të ulëta. Me atë gjysmë ne kemi dyfishuar rroga dhe pensione.

Me atë gjysmë ne kemi ndërtuar dhe rindërtuar 11 mijë kilometra rrugë. Mbyllni për një moment sytë dhe mendoni sa kanë ndërtuar dhe rindërtuar këta. Kanë ndërtuar 20 kilometra rrugë dhe kanë bërë 35 kronika që është ndërtuar Ura e Limuthit dhe ato me paratë e privatit. Ndërtuan Unazën e Madhe përgjysmë dhe së fundmi Lubi Loti e ndau në 13 lote kilometrat e fundit, që nuk ka ndodhur kurrë në histori. Pra, ne marrim përsipër një ndryshim të fuqishëm dhe të shpejtë të gjendjes së shqiptarëve. Të gjendjes ekonomike, biznesit, fermave dhe mbarë Shqipërisë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI