Flash

Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë dalin në protesta

Lapsi.al 15 February 2025
Grekët në rajonet kufitare me Shqipërinë dalin në

Banorë të Thesprotisë, një rajoni kufitar fqinj me Shqipërinë, protestuan të premten në Athinë para Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare duke kundërshtuar reduktimin e pranisë ushtarake në rajonin ndërkufitar, njoftuan mediat greke.

Largimi i Batalionit 628 të Këmbësorisë nga Filati, vetëm pak kilometër larg kufirit me Shqipërinë, si pasojë e reformës në forcat e armatosura greke ka ngjallur ditët e fundit reagimet e forta të banorëve dhe disa bashkive greke.

Protestat nisën këtë jave në qytezën e Filatit, më pas u zhvendosën në qytetin port të Gumenicës dhe së fundmi në kryeqytetin grek Athinë.

Sipas mediave greke, banorët dhe të zgjedhurit vendorë thonë se vendimi për mbylljen e repartit ushtarak në Filat ka pasoja për sigurinë e zonës dhe për jetën ekonomike dhe sociale të rajonit, i cili po pëson sipas tyre, braktisje të thellë të popullsisë.

Reparti ushtarak ka shërbyer për punësimin e qindra vetëve dhe kontribuonte në jetën ekonomike të rajonit, vlerësojnë mediat vendore.

Mjetet greke të informimit njoftuan se tre kryetarë të bashkive të Filatit, Gumenicës dhe Sulit dhe dy të komunave të Artës gjatë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë greke të Mbrojtjes, Antonio Ekonomu, dorëzuan të premten një rezolutë ku kanë paraqitur argumentet në favor të një pranie ushtarake në zonat e thella të Thesprotisë.

Kjo zonë ndërkufitare është njohur viteve të fundit për forma të trafiqeve të paligjshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke, sidomos të transportit të narkotikëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe kalimit të të huajve të parregullt nga kufiri grek drejt Shqipërisë.

Ministria greke e Mbrojtjes ka deklaruar se në kuadër të një strategjie të re të forcave të armatosura greke pritet të mbyllë 132 prej 837 reparteve ushtarake ekzistuese.

Disa prej strukturave ushtarake që edhe pritet të reduktohen nga vendimi i autoriteteve greke të mbrojtjes kanë qenë të dislokuara prej vitesh afër kufirit me Shqipërinë./VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI