Flash

Kush është Giancarlo Devasini: miliarderi që u bë aksioneri i ri i Juventus

Lapsi.al 15 February 2025
Kush është Giancarlo Devasini: miliarderi që u bë aksioneri
Juventus ka një aksionar të ri minoritar. Shoqëria Tether Investments e Giancarlo Devasini, e cila operon në tregun e kriptovalutave dhe ka një xhiro biznesi prej 100 miliardë dollarësh, ka njoftuar se ka blerë në treg një pjesë të aksioneve të klubit bardhezi (5,01% të aksioneve me të drejtë vote, plus disa pa të drejtë vote). Exor, holdingu i familjes Agnelli-Elkann që zotëron shumicën e aksioneve, ka sqaruar se nuk ka shitur aksione të saj ndaj Tether Investments. Një operacion që shkon përtej një investimi të thjeshtë, si për arsyet që kanë shtyrë Tether në këtë lëvizje, ashtu edhe për profilin e njeriut që drejton këtë kompani të njohur për stablecoin-in e saj USDT, kriptovalutën më të tregtuar në botë me një kapitalizim prej rreth 140 miliardë dollarësh dhe më shumë se 350 milionë përdorues. Tether Investments, me hyrjen e saj mes aksionerëve të Juventus, synon të revolucionarizojë botën e futbollit duke integruar asetet dixhitale, Inteligjencën Artificiale dhe bioteknologjinë. Një projekt ambicioz, i cili është pjesë e një plani më të gjerë për të ndikuar në të gjithë panoramën sportive globale. Vitin e kaluar, kompania nënshkroi një partneritet katërvjeçar me klubin zviceran Luganopërmes iniciativës Plan B. Ky projekt është i besuar, ndër të tjerët, sipërmarrësit uruguajan Juan Sartori, i cili ka një përvojë të konsiderueshme në futbollin ndërkombëtar, duke qenë aksioner minoritar i Sunderland, nënkryetar i Monacos dhe një figurë me ndikim në bordin e ECA (Shoqata e Klubeve Europiane). Lajmi për këtë blerje u prit pozitivisht nga tregu i aksioneve, pasi pas njoftimit të Tether, aksionet e Juventusit u rritën me 1.6%, duke mbyllur në 2.531 euro.

Ish-kirurgu plastik që u pasurua me kriptovalutat

Me hyrjen e Tether Investments si aksionare minoritare e Juventus, kjo do të thotë që Giancarlo Devasini bëhet pjesë e aksionarëve të klubit bardhezi. Sipas Forbes, ai është njeriu i katërt më i pasur në Itali, me një pasuri të vlerësuar në 9.2 miliardë dollarë. I lindur në Torino në vitin 1964, Devasini ishte një kirurg plastik përpara se të hynte në botën e teknologjisë dhe kriptovalutave. Sot, ai është themeluesi dhe aksionari kryesor i Tether. Së bashku me CEO-n e kompanisë, menaxherin italian Paolo Ardoino, ata janë tifozë të flaktë të Juventusit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI