Flash

Studentët protestues mbajnë tubime teksa tensionet rriten në Serbi

Lapsi.al 15 February 2025
Studentët protestues mbajnë tubime teksa tensionet rriten në

Mijëra studentë mbërritën në qytetin Kragujevc të Serbisë të shtunën, për të kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi nga autoritetet, pas incidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor. Protesta e udhëhequr nga studentët është më e fundit në një varg protestash gjithëkombëtare prej 1 nëntorit, kur shembja e një strehe në stacionin e trenit në Novi Sad la të vdekur 15 njerëz.

Për këtë tragjedi, shumë serbë e fajësojnë korrupsionin dhe nepotizmin brenda qeverisë së presidentit Vuçiç, i cili i mohon akuzat. Analistët politikë thonë se demonstratat kanë krijuar një nga kërcënimet më të mëdha ndaj pushtetit dhjetëvjeçar të Vuçiqit. Për më shumë se dy muaj, studentët në Serbi janë duke bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë vendin. Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për incidentin në Novi Sad.

Protesta në Kragujevc

Studentët e zgjodhën Kragujevcin, ku synojnë ta bllokojnë njërin prej bulevardeve kryesore të qytetit për 15 orë e 15 minuta, në nderim të viktimave.

Studentët arritën në Kragujevc të premten dhe u pritën me brohoritma dhe mbështetje nga banorët. Para protestës të së shtunës, ata organizuan marshime në zona të ndryshme të vendit, duke inkurajuar njerëzit të mblidheshin në Kragujevc. Gjatë udhëtimit të tyre, njerëzit i përshëndetën me ushqim dhe pije dhe ofruan strehim, shumë duke qarë dhe shprehur shpresë për ndryshim.

Elementet problematike

Në protestat e studentëve në Serbi, megjithatë, janë vërejtur edhe disa elemente ekstremiste. Radio Evropa e Lirë ka raportuar në janar se si në një protestë të tillë janë vënë re edhe simbole të disa organizatave të ekstremit të djathtë, si dhe flamuj të shumtë me hartën e Kosovës dhe me mesazhin “Nuk ka dorëzim”.

Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të shoqatës së ekstremit të djathtë “Klub 451”, e cila – bazuar në postimet e saj në rrjetet sociale – kundërshton pavarësinë e Kosovës, mbështet shkëputjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnje e Hercegovinës, kundërshton integrimin e refugjatëve dhe publikon mesazhe urrejtjeje ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT.

Në protesta është vërejtur edhe prania e veteranëve të Brigadës së 63-të të Parashutës – një njësi taktike e ushtrisë serbe, e cila ka marrë pjesë edhe në luftën në Kosovë. Ata u panë edhe në Kragujevc sot, si dhe flamujt me hartën e Kosovës dhe mbishkrim “Nuk ka dorëzim”.

Studentët, megjithatë, janë distancuar prej këtyre organizatave.

Ndërkohë, në Sremska Mitrovicë, një qytet i vogël në veriperëndim të Beogradit, pritet që Vuçiqi ta riciklojë një temë tradicionale nacionaliste, duke paralajmëruar se Perëndimi do të përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti me forcë dhe se kjo mund të çojë në ndarjen e vendit.

Autoritetet serbe pritet të sjellin me autobusë mijëra mbështetës nga e gjithë Serbia dhe Bosnje e Hercegovina në Sremska Mitrovicë të shtunën. Disa aktivistë të opozitës kanë thënë se do të përpiqen të pengojnë mbërritjen e tyre.

Lëvizja kundër korrupsionit është sfida më e madhe për Vuçiqin në vitet e fundit. Presidenti – i cili ka udhëhequr Serbinë për më shumë se një dekadë – dhe partia e tij Partia Progresive e Serbisë janë akuzuar më parë për shtypjen e lirive demokratike dhe diskreditimin publik të kundërshtarëve, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve.

Shembja e strehës, që besohet të ketë ndodhur për shkak të korrupsionit të qeverisë, është bërë pikënisja e pakënaqësive më të gjera ndaj qeverisë, me studentët e universiteteve që janë në krye të protestave kundër korrupsionit./REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI