Flash

Zelensky: Kievi nuk pranon një marrëveshja pas shpine, duhet ushtri europiane

Lapsi.al 15 February 2025
Zelensky: Kievi nuk pranon një marrëveshja pas shpine, duhet ushtri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri disa deklarata të forta gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Zelensky tha se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje pa pjesëmarrjen e saj dhe do të refuzojë çdo lloj marrëveshjeje të mundshme pas shpine. Zelensky tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih se ka ardhur koha që të formohen forcat e armatosura të Europës. Ai theksoi se vetëm forcat e armatosura të Ukrainës, nuk mjaftojnë për sigurinë.

“Teksa ne luftojmë dhe hedhim bazat për paqen dhe sigurinë, ne duhet të ndërtojmë Forcat e Armatosura të Evropës, në mënyrë që e ardhmja e Evropës të varet vetëm nga evropianët”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas këkoi sërish unitet mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara përballë agresioni rus.

Sipas tij, inteligjenca ukrainase sugjeron se Rusia po dërgon trupa në Bjellorusi. Kjo sipas tij lë të hapur një mundësi për sulm ndaj një tjetër vendi europian. Deklaratat e Zelenskyt u bëjnë thirrje liderëve evropianë të mendojnë më seriozisht për mbrojtjen e tyre. Ai theksoi se nuk duhet lejuar që konflikti me Rusinë të ndikojë negativisht në stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI