Flash

Bajrovic nxjerr Tiranën nga zona e rënies: me 9 mungesa Shkëmbi fundos Skënderbeun

Lapsi.al 16 February 2025
Bajrovic nxjerr Tiranën nga zona e rënies: me 9 mungesa Shkëmbi

Tirana siguroi një fitore jetike ndaj Skënderbeut me rezultatin minimal 1-0, duke u larguar nga zona e ftohtë dhe ngjitur në vendin e shtatë të renditjes. Ndeshja u zgjidh në minutat e fundit, kur Elvir Bajrovic realizoi një penallti vendimtare, pas një aksioni të iniciuar nga talenti 16-vjeçar Serxho Vogli.

Protagonisti që nuk e pret...

Me mungesa të rëndësishme për shkak të pezullimeve dhe dëmtimeve, pas ngjarjeve në derbin kryeqytetas, Tirana u përball me një sfidë të vështirë ndaj Skënderbeut, që lufton për mbijetesë. Ndeshja ishte e luftuar dhe me pak raste të pastra shënimi, por gjithçka ndryshoi në minutën e 82-të. Serxho Vogli, i futur nga stoli, fitoi një penallti pas një depërtimi të guximshëm në zonën kundërshtare. Gjyqtari Klodian Prenga akordoi 11-metërshin, të cilin Bajrovic e ekzekutoi saktë në minutën e 85-të, duke i dhënë Tiranës 3 pikë jetike. I lumtur pas ndeshjes tekniku bardheblu Bledi Shkëmbi: “Kemi vuajtur shumë gjatë javës nga mungesat. Bëmë një ndeshje mos të them të dobët se morëm 3 pikë. Një nga ndeshjet më pak të mira të paktën nën drejtimin tim tek Tirana”.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b20adeee592.mp4"][/video]

Pasojat në renditje

Falë kësaj fitoreje, bardheblutë ngjiten në kuotën e 26 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e shtatë dhe duke dalë nga zona e rrezikut. Nga ana tjetër, Skënderbeu mbetet në fund të tabelës me 20 pikë pas 25 ndeshjesh, duke komplikuar gjithnjë e më shumë mbijetesën e tij në elitën e futbollit shqiptar. Në vendin e tetë ndodhet Teuta, ndërsa një pozicion më sipër gjendet Bylisi, të dyja ende në luftë për të shmangur rënien nga kategoria.

Jo pa ironi është shprehur edhe tekniku i korçarëve Ernest Gjoka pas ndeshjes: “Ndeshja deri diku ishte e barabartë, e cila u nda tek penalltia. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme që duhet të luftonim gjithçka. Kjo humbje na fut në shumë ngarkesë psikologjike. Ne do vazhdonim të ishim në idetë e pjesës së parë, ndoshta kishte ndonjë moment të vështirë. Situata rëndohet, skuadra u mundua të japë maksimumin, matematikisht do jemi në lojë. Ekipi do japë maksimumin, ishalla herën tjetër kemi fat të marrim edhe ne një penallti”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI