Flash

Bebe Rexha reagon ndaj mediave: As sëmurë nuk më leni rehat

Lapsi.al 16 February 2025
Bebe Rexha reagon ndaj mediave: As sëmurë nuk më leni rehat

Bebe Rexha ka reaguar së fundmi ndaj disa mediave, ndër to edhe Daily Mail pasi publikuan foto të saj në gjëndje të rënduar shëndetësore.

Përmea rrjetit të saj social. Instagram, Bebe tregoi se si fotografët e ndoqën dhe e fotografuan jashtë spitalit, ndërsa ajo kishte dhimbje në stomak.

“E di që është një foto e imja që po merr vëmendje për shkak të pamjes sime. Kam qenë në spital për tre ditët e fundit me një dhimbje të keqe në stomak dhe ajo ishte dita kur po hyja në spital. Kush rri jashtë një spitali për të fotografuar njerëzit që hyjnë?! Kur do të ndalojnë fotografët së përfituari nga gratë në momentet e tyre më të vështira?! Jam e tërbuar. As sëmurë s’mund të rrish e qetë,” shkroi Bebe.

Në një tjetër postim, ajo kritikoi publikisht Daily Mail dhe gazetaren Sonia Horon, duke e cilësuar artikullin e tyre manipulues.

“@dailymail, jeni vërtet të neveritshëm. Ju e dinit që ato foto ishin bërë jashtë spitalit. Kush fotografon njerëzit e sëmurë ndërsa hyjnë në spital dhe më pas e fokuson artikullin te pamja e tyre?! Pse nuk thatë që po hyja në spital?! Sepse e dini që është e gabuar. @soniahoron, veçanërisht si grua, duhet të ndihesh e turpëruar. Të neveritshëm!”.

Të këshilluara

Pete Davidson: Zgjodha profesionin e gabuar

Pete Davidson - i cili bëri debutimin e tij në Saturday Night Live në 2014 - foli për shikimin e kasetës së audicionit të tij për shfaqjen e skeçit dhe se si e ...

20:55

Rihanna shfaqet në gjyqin e ASAP Rocky

Rihanna solli dy djemtë e saj dhe A$AP Rocky, RZA dhe Riot, së bashku me të në gjykatë për gjyqin e sulmit me armë të reperit të enjten. Këngëtarja e "We Fou...

16:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI