Flash

Conceiçâo vendos derbin e Italisë: Juventus i katërti me Lazion

Lapsi.al 16 February 2025
Conceiçâo vendos derbin e Italisë: Juventus i katërti me
Juventus fiton Derbin e Italisë numër 253. Në javën e 25-të të Serie A, ekipi i Thiago Mottës mund Interin 1-0. Juventus barazon pikët me Lazion në vendin e katërt me 46  dhe mban zikaltrit pas Napolit në krye të tabelës. Në Allianz Stadium, në pjesën e parë, një goditje e Dumfries u shua në shtyllë.  Ndërsa pritjet e Sommer dhe Di Gregorio mbajtën gjithçka në ekuilibër. Gjatë pjesës së dytë, bardhezinjtë rritën ritmin dhe hapën ndeshjen me Conceiçâo. Ai shënot në minutën e 74' pas një aksioni të jashtëzakonshëm të Kolo Muani në hapësirë të ngushtë.

Ndeshja

Zonja e Vjetèr fiton Derbin e Italisë dhe zgjat festën e San Valentinit për Juventusin. Një gol i Francisco Conceiçâo, 15 minuta para fundit, mjaftoi për të mundur Interin dhe për të shpërthyer festën në Allianz Stadium. Shkurti, ashtu si vitin e kaluar në Bolonjë, konfirmohet si “muaji” i Thiago Mottës. Ky i fundit arrin fitoren e katërt radhazi mes kampionatit dhe Champions. Fitore kundër Interit, megjithatë, ka më shumë vlerë se tre pikët e arritura, Kjo pasi i mundëson Locatelli dhe shokëve të tij të barazojnë me Lazion dhe të kapin vendin e katërt që çon në Champions. Më shumë se kaq, trajneri italo-brazilian nuk mund të kërkonte. Tashmë me sytë nga kthimi i rëndësishëm i play-off të Champions të mërkurën në Eindhoven. Moral i lartë dhe formë në kulm, siç tregon edhe pjesa e dytë me intensitet të lartë.

Më shumë zhgënjim për Interin. Zikaltrit pas superioritetit në pjesën e parë dhe shtyllës së Dumfries, mbeten në distancë dhe humbasin mundësinë për të kaluar Napolin në krye të klasifikimit. Ky është një tjetër udhëtim i vështirë për kampionët e Italisë të Simone Inzaghit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI