Flash

Kancelari Scholz kritikon ashpër SHBA: Po ndërhyni në zgjedhjet tona

Lapsi.al 16 February 2025
Kancelari Scholz kritikon ashpër SHBA: Po ndërhyni në zgjedhjet

Një ditë pas kritikave të zëvendëspresidentit të SHBA-ve, JD Vance ndaj liderëve europianë për qasjen e tyre ndaj demokracisë ka reaguar kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Gjermania është një demokraci shumë e fortë, dhe si një demokraci e tillë, ne jemi të qartë se ekstremi i djathtë duhet të qëndrojë jashtë kontrollit politik dhe proceseve të marrjes së vendimeve, dhe se nuk do të ketë bashkëpunim me ta”, u shpreh ai.

Ndërsa Vance ishte në mbështetje të partisë së ekstremit të djathtë Scholz theksoi se nuk do të lejoj askënd që të ndërhyjë në zgjedhjet e vendit të tij.

“Ne nuk do të pranojmë që të huajt të ndërhyjnë në demokracinë tonë, në zgjedhjet tona dhe në procesin e formimit të opinionit demokratik në favor të kësaj partie, veçanërisht jo miqtë dhe aleatët. Ne e refuzojmë me vendosmëri këtë. Ne do ta përcaktojmë vetë të ardhmen e demokracisë sonë”, theksoi kancelari gjerman.

Komentet e Scholz vijnë në një moment kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Brukselit janë në një fazë të tensionuar, me ndryshime të rëndësishme në politikën amerikane ndaj Europës dhe Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI