Flash

LETRA/ Donald Trump uron Kosovën: Do vazhdojmë t'ju mbështesim

Lapsi.al 16 February 2025
LETRA/ Donald Trump uron Kosovën: Do vazhdojmë t'ju

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se ka marrë një letër urimi nga presidenti amerikan, Donald Trump me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në një komunikatën për media, Presidenca e Kosovës u shpreh se Trump ka theksuar mbështetjen e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmendur angazhimin e SHBA-së për ndërtimin e një shoqërie demokratike.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, - thuhet në mesazhin e presidentit Trump.

Në letër, Trump ka thënë se integrimi i Kosovës në komunitetin euroatlantik është shumë i rëndësishëm, derisa tha se vlerëson mbështetjen e Kosovës për Ukrainën.

Letra e plotë:

E nderuara zonja Presidente. Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju lutem pranoni urimet e mia më të përzemërta për ju dhe popullin kosovar ndërsa festoni Ditën e Pavarësisë. Rrugëtimi i Kosovës si komb sovran është shënuar me qëndrueshmëri dhe vendosmëri.

Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike ku të gjithë qytetarët e saj mund të jetojnë dhe të lulëzojnë së bashku. Lidhjet midis njerëzve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t'i zgjerojmë ato lidhje, duke përfshirë rritjen e mundësive për investime, për të sjellë prosperitet më të madh për të dy kombet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, derisa ajo i forcon institucionet demokratike dhe promovon rritjen ekonomike nëpërmjet një mjedisi të qëndrueshëm dhe të lirë biznesi.

Shtetet e Bashkuara mezi presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vitin që vjen. Ndërsa punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të begatë dhe më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej me komunitetin euroatlantik. Mbështetja e palëkundur e Kosovës për Ukrainën përballë agresionit rus vlerësohet shumë.

Përvjetori i pavarësisë së Kosovës është një kohë për të nderuar arritjet e kaluara, si dhe për të parë drejt një të ardhmeje më të ndritshme dhe lidhjeve më të thella ndërmjet kombeve tona. Popullit të Kosovës i dërgoj urimet më të mira në këtë ditë feste.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI