Flash

Edhe Aleks Soros bën humor me hallin e Ramës

Lapsi.al 17 February 2025
Edhe Aleks Soros bën humor me hallin e Ramës

Në këto kohë të paqarta për liderët e të gjithë botës, halli i Edi Ramës ka qenë të mos identifikohet në asnjë mënyrë si investim i Xhorxh Sorosit në politikë, pasi filantropi hungarez është shpallur një ndër armiqtë më të mëdhenj të administratës së re të Donald Trump në SHBA.  Prandaj disa ditë më parë ra në sy se Rama kishte fshirë të gjitha fotot që kishte me Aleks Soros në profilin e tij në Instagram gjatë aktiviteteve ndërkombëtare.

Kapërcimi nga prehri i Soros, aty ku Rama është përkundur për vite me radhë është një lëvizje tipike e Ramës që nuk udhëhiqet nga asnjë kredo apo ideologji, mjafton të qëndrojë në pushtet. Por ky veprim ka habitur Aleks Sorosin, i cili deri dje e thërriste kryeministrin e Shqipërisë thjesht si "vëllaçko".

Soros fut Ramën në telashe/ LaCivita ndan foton Kukulla dhe padroni

Prandaj, kur ka mësuar për hallin e Ramës, që kohët e fundit ka përqafuar idetë e MAGA dhe po e quan Donald Trump një bekim për Europën, Soros ka vendosur të "hakmerret" dhe të rikthejë në profilin e tij një nga fotot e vjetra, duke shkruar "Rikthim pas kërkesave të shumta" shoqëruar me një ndërlidhje të adresës së Ramës në Instagram.

Ironia është e qartë, por ndërsa Soros bën humor, veprimet e Ramës tregojnë se ai e ka marrë seriozisht erën e re që ka nisur të fryjë në të gjithë Europën.

[caption id="attachment_980762" align="alignnone" width="1080"]Rama soros Rama soros[/caption]

Pas rikthimit të dytë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Edi Rama ka ndryshuar menjëherë retorikën. Në disa panele ndërkombëtare, ai ka folur si një ithtar i ideve të trampiste, duke e quajtur politikën e re amerikane një bekim për Europën dhe duke përsëritur mesazhin se Zoti e shpëtoi nga vdekja presidentin e SHBA për një arsye të veçantë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI