Flash

Mkhitaryan nuk e dinte ku po luante:“E dimë forcën tonë e ndodh që relaksohemi tepër”

Lapsi.al 17 February 2025
Mkhitaryan nuk e dinte ku po luante:“E dimë forcën tonë e

Mesfushori i Inter, Henrikh Mkhitaryan, foli për mikrofonat e DAZN pas humbjes së zikaltërve në fushën e Juventus. Një analizë nga ana e armenit, por që i habiti të gjithë me një frazë. “E dimë që jemi të fortë dhe ndonjëherë relaksohemi me bindjen se sidoqoftë do të fitojmë”. Një mendim që nuk mund tan dash kur luan në fushën e rivalit të përjetshëm, ndeshje që përfundoi 1-0 në favor të ekipit të teknikut Thiago Motta, falë golit të Conceição në pjesën e dytë.

Juventus-Inter, analiza e Mkhitaryan

Pas humbjes ndaj Juventusit, në kampin zikaltër mbizotëronin zhgënjimi dhe zemërimi, dhe Lautaro Martinez u duk ndër më të irrituarit. “Është normale që Lautaro të jetë i zemëruar,” – shpjegon Mkhitaryan. – “Ne jemi një ekip që dëshiron të fitojë, dhe pas një pjesë të parë ku krijuam shumë raste por nuk i shfrytëzuam, është e kuptueshme të ndihesh i zhgënjyer.”

Lexo më tej: Conceiçâo vendos derbin e Italisë: Juventus i katërti me Lazion

“Në pjesën e dytë, Juve përmirësoi lojën e saj, ndërsa ne, duke pasur shumë besim dhe duke menduar se po luanim shkëlqyeshëm, ndoshta u shpërqendruam dhe kjo na dëmtoi. Kemi lejuar shumë hapësira, diçka që nuk duhet ta bënim. Nëse nuk i shfrytëzon rastet, e paguan me humbje. Unë flas për veten time dhe mendoj se ndoshta problemi është se, duke ditur që jemi shumë të fortë, ndonjëherë relaksohemi tepër dhe nuk futemi në ndeshje me përqendrimin e duhur, duke menduar se do ta fitojmë automatikisht. Dhe për këtë arsye, na kushton. Nuk është çështje fizike apo taktike, por ndoshta vetëdija që jemi të fortë na ndikon negativisht.” Versioni i pathyeshëm kundër Napolit? – “Shpresojmë,” – tha Mkhitaryan. – “Por më parë duhet të mendojmë për Genoa dhe Kupën.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI