Flash

Po lind Juventusi galaktik?Pas Tether fshihet një nga njerëzit më të pasur të Italisë

Lapsi.al 17 February 2025
Po lind Juventusi galaktik?Pas Tether fshihet një nga njerëzit më

Tether Investments, në pronësi të Giancarlo Devasini, ka blerë një pjesë të aksioneve të Juventusit. Gjiganti i kriptomonedhave dhe teknologjive të reja, me një vlerë prej 140 miliardë dollarësh, synon të bëhet aksioneri kryesor i klubit në një të ardhme të afërt. Lajmi ka kaluar disi në heshtje, i eklipsuar nga derbi i Italisë, por fakti që Tether ka marrë një pjesë të aksioneve të Juventus nuk duhet nënvlerësuar. Bëhet fjalë për një nga kompanitë më të fuqishme në botën e kriptomonedhave, e drejtuar nga një prej njerëzve më të pasur të Italisë.

Kush qëndron pas Tether?

Tether ka blerë 5,01% të aksioneve me të drejtë vote, si dhe disa të tjera pa të drejtë vote, por jo nga Exor – holdingu i familjes Agnelli-Elkann. Pas Tether qëndron Giancarlo Devasini, një ish-kirurg plastik dhe themelues i kompanisë, i cili, sipas Forbes, është njeriu i katërt më i pasur në Itali, me një pasuri të vlerësuar në 9.2 miliardë dollarë. Si ai, ashtu edhe CEO i Tether, Paolo Ardoino, janë tifozë të Juventusit, kështu që përveç një zgjedhjeje strategjike, ka edhe një aspekt sentimental në këtë lëvizje.

Vetë Ardoino, në një intervistë për Corriere della Sera, ka zbuluar: “Do të donim të ndihmonim drejtuesit aktualë, dhe nëse do të ishte e nevojshme, mund të kërkonim të merrnim një pjesë më të madhe të aksioneve. Por nuk ka asnjë plan të fshehtë pas kësaj lëvizjeje. Nuk jemi një fond spekulativ dhe nuk e përjashtojmë mundësinë për t’u bërë sponsorë të klubit, por për momentin nuk kemi ende një marrëveshje të qartë për sponsorizimin. Një gjë është e sigurt: kjo nuk bëhet për publicitet. Vitin e kaluar kemi mbyllur me 13.7 miliardë dollarë fitime dhe kemi kapacitetin financiar për të mbështetur klubin për 2000 vitet e ardhshme”.

Një lajm që bën tifozët bardhezi të ëndërrojnë, sidomos në prag të merkatos së ardhshme…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI