Flash

Armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë, plani që u diskutua mes amerikanëve dhe rusëve

Lapsi.al 18 February 2025
Armëpushim dhe zgjedhje në Ukrainë, plani që u diskutua mes

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me bisedimet diplomatike të zhvilluara mes delegacionit rus dhe atij amerikan në Arabinë Saudite.

FoxNews shkran se në takim u diskutuan kushtet e mundshme për një marrëveshje mes Kievit dhe Moskës, e cila përfshin një armëpushim, zgjedhje të reja në Ukrainë dhe një marrëveshje paqe.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, konfirmoi se ekipi amerikan ra dakord të vendosë bazat për bashkëpunim me Rusinë në çështje të ndryshme, përfshirë edhe krijimin e skuadrave të nivelit të lartë për të avancuar procesin e paqes.

Një nga elementët kyç të diskutuar ishte mbajtja e zgjedhjeve të reja në Ukrainë, me supozimin se presidenti aktual, Volodymyr Zelenskyy, ka gjasa të ulëta për t’u rizgjedhur.

Moska beson se një kandidat tjetër do të ishte më fleksibël dhe më i gatshëm për negociata.

Zelenskyy, nga ana e tij, ka kundërshtuar çdo marrëveshje pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës. Në një telefonatë me Donald Trump javën e kaluar, ai i kërkoi ish-presidentit amerikan të mos i besonte Vladimir Putinit, duke e cilësuar atë si një “gënjeshtar”.

Mungesa e përfaqësuesve evropianë në bisedimet e së martës ka ngjallur reagime, sidomos pas kritikave të Zëvendëspresidentit amerikan JD Vance ndaj aleatëve evropianë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Kryeministri britanik Kier Starmer ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të vendosë trupa në Ukrainë për të garantuar sigurinë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI