Flash

Aksident në Këlcyrë, një i plagosur

Lapsi.al 19 February 2025
Aksident në Këlcyrë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës, automjeti me drejtues shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë. Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI