Flash

Guardiola i dorëzuar para ndeshjes me Real: "Kemi 1% shans për tu kualifikuar"

Lapsi.al 19 February 2025
Guardiola i dorëzuar para ndeshjes me Real: "Kemi 1% shans për tu

“Presioni është aty, por është i mirëpritur; nuk mund të luash mirë pa presion. Nëse do të fitojmë, kjo do të varet nga mënyra se si luajmë dhe si menaxhojmë momentet në njërin nga stadiumet më të mëdha. Do të ketë momente të vështira dhe do të përpiqemi t’i minimizojmë sa më shumë.” Kështu u shpreh trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit në fazën play-off të Champions League kundër Real Madrid.

“Duhet të luajmë një ndeshje pothuajse perfekte kundër Realit. Rezultati i ndeshjes së parë nuk ishte shumë i favorshëm për ne, zakonisht arrijmë në ndeshjen e kthimit me një rezultat më të mirë, kështu që nuk është një situatë ideale. Duhet të sulmojmë, duhet të shënojmë gola. Duam të fitojmë, ndaj le të shohim nëse mund të korrigjojmë disa gjëra që nuk funksionuan në ndeshjen e parë,” – shtoi Guardiola.

Lexo më tej: Bellingham hesht Etihad, Real përmbys City në fund:PSG e Dortmund prekin kualifikimin

Në fund, Guardiola foli edhe për atmosferën në stadiumin Santiago Bernabéu: “Kam kujtime të pabesueshme në këtë stadium. Nuk ka qenë kurrë e lehtë të luash këtu, qoftë kur isha lojtar me Barcelonën, apo më vonë si trajner, te Bayern apo Manchester City. Ka qenë gjithmonë e vështirë, e dimë historinë e këtij vendi, por çdo herë krijojmë kujtime dhe momente të bukura.”

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI