Flash

Pas sulmit të Trump, Zelensky telefonon kreun e NATO-s

Lapsi.al 19 February 2025
Pas sulmit të Trump, Zelensky telefonon kreun e NATO-s

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka biseduar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për rëndësinë e garancive të sigurisë për Kievin në çdo diskutim për një zgjidhje të luftës kundër Rusisë, që ka nisur më 2022. Zelensky shkoi në X se ai dhe Rutte kanë analizuar kontaktet me partnerët e Ukrainës dhe “koordinimin e hapave tanë të ardhshëm”.

“Ne nuk mund ta lejojmë që presidenti rus, Vladimir Putin ta mashtrojë dikë sërish”, shkroi Zelensky. “Para çdo negociate të mundshme, të gjithë partnerët duhet ta kuptojnë qartë se garancitë e forta të sigurisë janë prioritet për një paqe të qëndrueshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të martën u takuan në Riad dhe u pajtuan për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe thanë se kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se do të duhet kohë për të organizuar një samit me presidentin amerikan, Donald Trump. Deklaratat e dy zyrtarëve vijnë pasi Trumpi e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”, pas refuzimit të Ukrainës që të mbajë zgjedhje në kohë lufte.

Trump po ashtu ka lënë të kuptohet se e fajëson Ukrainën për nisjen e luftës më 2022. Rutte po ashtu shkroi në X se ka pasur një “bisedë të mirë” me të dërguarin amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, i cili po zhvillon vizitë në Ukrainë.

Zelensky po ashtu duke iu referuar këtyre diskutimeve, tha se çështja duhet të përqendrohet “në arritjen e paqes së garantuar, jo vetëm të një armëpushimi të përkohshëm. Duhet të ketë besim që pas disa muajsh apo vitesh, Putin nuk do të kthehet me luftën e tij”. /REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI