Flash

U plagos nga partneri, flet kolegia e Anila Prendushit

Lapsi.al 19 February 2025
U plagos nga partneri, flet kolegia e Anila Prendushit

Kolegia e Anila Prendushit, që u plagos dje me armë nga bashkëjetuese, Trëndelina Borici, ka folur në lidhje me ngjarjen. Borici tregon se e Anila prej vitesh punon edhe në një qendër për gratë që kanë rënë preh e dhunës. Borici tregon se gjatë gjithë atyre viteve ajo nuk ka shfaqur asnjë problem, madje ka punuar edhe në turnin e natës duke ndihmuar gratë viktimë të dhunës ndaj burrave. Ajo shprehet e habitur sesi një grua që është e përgatitur emocionalisht mundet të jetëpërballë një rasti të tillë.

“Ngjarja është tronditëse për çdo qytetar, aq më tepër për personat që kanë bashkëpunuar me të dhe kanë pasur njohuri për kontributin në fushën e saj. Organizata ‘Guraja te gruaja” për vajzat dhe gratë e dhunuara, ku strehohen për të tejkaluar një situatë dhune derisa pajisen me një urdhër mbrojtje dhe për tu adresuar në strehëza të tjera në bashkëpunim me institucionet lokale.

Anila ishte pjesëtare këtij grupi, punonjëse e strehëzës së emergjencës në ndihmë të grave që shpëton nga dhuna. Komunikimi me të ka qenë më tepër sa i përket punës. Para dy ditësh ishte në turn, por nuk ka shfaqur ndonjë problematik. Jemi shokuar kur e morëm vesh ngjarjen. Nuk ka pasur asnjë hezitim as për turnin të natës. Dhuna vazhdon dhe me keqardhje e them ishte radha e Anilës. Ne e bëjmë pyetjen si ka mundësi një grua që është e përgatitur emocionalisht mundet me qenë përballë një rasti të tillë.

Besoj që një grua pavarësisht profesionit apo forcës mbetet nën mentalitetin dhe presionin e shoqërisë dhe vetëcensurës. Ndoshta mund të kishte probleme dhe ka pasur mundësi të denoncojë por ndoshta të qenurit grua implikon shpresën e ndryshimit dhe keqardhja për të mos e denoncuar partnerin, ndoshta edhe për shkak të turpit”, tha kolegia.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI