Flash

Veliaj në qeli, s'e zë gjumi për të pastrehët: Aplikoni për kredi të buta!

Lapsi.al 19 February 2025
Veliaj në qeli, s'e zë gjumi për të pastrehët:

Nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për kredi të buta.

Veliaj në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, shkruan se janë 1200 kuota në dispozicion.

“Programi i kredisë së butë për çiftet e reja dhe familjet e pastreha është një nga projektet që kam më përzemër dhe gjatë këtyre viteve, pasi e rihapëm, kemi ndihmuar plot qytetarë të Tiranës që të blejnë shtëpinë e tyre me ndihmën e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Edhe pse ndodhem i mbyllur në qeli pa akuzë, i dënuar pa gjyq, dua të ftoj çdo qytetar që ka aplikuar gjatë fazës së parë të programit (ku u shpallën fitues 2237 aplikues), që të sjellin dokumentacionin e nevojshëm në fazën e dytë.

Deri më tani, në fazën e dytë, kanë dorëzuar dokumentacionin për kredi të butë shume prej aplikuesve, ndërkohë që ka kohë deri në datën 31 Mars.

Çdokush që është shpallur fitues i Fazës së Parë duhet të dorëzojë dokumentacionin e plotë brenda datës 4 Mars (pranë sporteleve të Zyrës së Shërbimeve me një Ndalesë në Rr. e Kavajës), pasi janë plot 1200 kuota në dispozicion. Nxitoni!

Përqafime”, shkruan Veliaj.

Të këshilluara

Plas arma në Kukës, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bicaj, në rrethin e Kukësit, ku një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, dhe i p...

15:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI