Flash

Zbulohet "shtëpi bari" në Vlorë, në kërkim 24-vjeçari

Lapsi.al 19 February 2025
Zbulohet "shtëpi bari" në Vlorë, në kërkim

Një shtëpi bari është zbuluar në lagjen “24 Maji” në Vlorë, pas finalizimit të operacionit policor të koduar "Indoor". Policia gjeti në katin e parë të një objekti trekatësh dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ku u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, 482 prej të cilave ishin të mbjella në kubikë.

Lartësia e këtyre bimëve arrinte në një lartësi 90-110 cm. Policia ka sekuestruar gjithashtu 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në kuadër të operacionit u arrestua një 24-vjeçar i cili dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre. Gjithashtu është shpallur në kërkim në tjetër 24-vjeçar i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira.

Gjatë operacionit, dhe kontrolleve të ushtruara në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga një 35-vjeçar u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. I riu me incialet, E.L., u vu në pranga nga policia. Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

"Po gjatë ditës së sotme, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në terrene të hapura dhe ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimi me qytetarët, është finalizuar operacioni i dytë policor i koduar “Indoor”.

Në kuadër të këtij operacioni, strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, zbuluan në lagjen “24 Maji”, në katin e parë të një objekti trekatësh, dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar brenda këtyre ambienteve të përshtatur për kultivim me anë të llambave, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 780 bimë kanabis, ku 482 prej tyre ishin të mbjella në kubikë. Lartësia e bimëve narkotike të kultivuara arrinte në një lartësi 90 deri në 110 cm. Gjithashtu u sekuestruan 80 llamba të fuqishme ndriçimi, 8 aspiratorë për ajrosjen e ambientit, 80 transformator, medikamente, plehra kimike dhe pajisje të tjera të specializuara për rritjen e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Po gjatë operacionit, në këtë ambient u gjet dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 24 vjeç, lindur në “Përlat”, Mirditë, dhe banues në Lezhë.

Ky shtetas dyshohet se kujdesej për bimët e kultivuara dhe siguronte kushtet e nevojshme për mirëmbajtjen e tyre.

Në vijim të veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi I. K., 24 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se e kishte marrë këtë ambient me qira, Policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë operacionit, në vijim të kontrollit të ushtruar në këtë objekt, në një banesë në katin e tretë, të marrë me qira nga shtetasi E. L., 35 vjeç banues në Vlorë, shërbimet gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve, poseduesi i lëndës narkotike u arrestua në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Aksident në Këlcyrë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një ...

19:15

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI