Flash

Zgjedhjet e 11 majit, publikohen afatet për regjistrimin e partive dhe koalicioneve

Lapsi.al 19 February 2025
Zgjedhjet e 11 majit, publikohen afatet për regjistrimin e partive dhe

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar afatet për zgjedhjet e 11 majit pas miratimit me konsensus të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për votën e diasporës.

“25 shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive politike, 7 mars përfundon afati për regjistrimin e koalicioneve, në 12 mars përfundon afati për depozitimin e listave shumemërore”, shprehet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Në 25 mars pritet të nisë prodhimi i fletëve të votimit, që ndryshe nga parlamentaret e kaluara, kandidatët ashtu siç e përcakton edhe kodi elektoral nuk do të jenë me numra, por me emra.

Kreu i KQZ-së shprehet se nuk do të bëjë asnjë propozim lidhur me kërkesën e opozitës që në 11 maj emigrantët të votojnë me dokumentet biometrike të vendeve ku jetojnë, por sqaroi se është në tagrin e komisionit rregullator një zgjidhje që s’u arrit në Kuvend mes palëve politike.

“Kjo nuk përjashtohet se Komisioni Rregullator është i pavarur nga Komisioneri Shtetëror, të bëjë çfarë ka nevojë për rregullat për votimin nga jashtë”, tha Celibashi.

I pyetur në lidhje me bllokimin që i bëri Paketës së Maleve dhe TVSH për bujqësinë, Celibashi argumentoi se këto dy nisma të Kuvendit binin ndesh me Kodin Zgjedhor që ndalon miratimin e tyre 4 muaj përpara zgjedhjeve.

Kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u tha gazetarëve se nuk lexonte asgjë në Kodin Zgjedhor lidhur me kërkesën e Berishës që të lejohen të votojnë emigrantët me dokumente të huaja në mënyrë që KQZ–ja të ndërmerrte ndonjë iniciativë në këtë drejtim.

Sipas Celibashit, Komisioni Rregullator është i pavarur nga KQZ dhe mund të bëjë dhe vlerësojë nëse ka nevojë për të bërë ndryshime në rregullat e votimit nga jashtë.

Më 20 mars përfundon afati i plotësimit të dokumentacionit të kandidatëve për deputetë. Më 11 maj, sipas Celibashit, janë 114,780 votues që do të votojnë për herë të parë.

Të këshilluara

Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbon Xoxa është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Paraqitja e Valbona Xoxës në Prokurorinë e Posaçme mund të lidhet me hetimin ndaj vaj...

09:41

Kursi i këmbimit valutor, 19 shkurt 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet m...

08:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI