Flash

Baleti për Veliajn/ Rama bën tjetër piruetë: Çështje e drejtësisë, jo e jona

Lapsi.al 20 February 2025
Baleti për Veliajn/ Rama bën tjetër piruetë:

Në takimin me gjashtë mijë punonjësit e bashkisë që i ka mbledhur në sheshin "Skëndërbej", Edi Rama bëri një tjetër piruetë për arrestimin e Erion Veliajt.

Sipas Edi Ramës, çështje e Veliajt është e drejtësisë dhe jo e Partisë Socialiste.

“Ama, përtej kësaj çështje specifike që është e drejtësisë dhe jo e jona, askush dhe asgjë, asnjë buf dhe asnjë specie nuk e mbulon dot me shoshën e blozës së llumit diellin e transformimit të Tiranës tonë.

Pa mua që e nxora nga koma dhe e ngrita në këmbë me mbështetjen e pakursyer të popullit të Tiranës dhe PS. 

Kurrë nuk bëhej Tirana ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e BE dhe të NATO-s.

Kënata thotë se Tiranën moderne e bëri koha, ndërsa përmbytjet apo gjithçka tjetër që nuk shkon e bëri PS.

Tiranën moderne e bëmë ne, Tiranën moderne e bëra unë, e bëri lali Eri, e bëtë ju. E bënë të gjitha ata që në 24 orë për vite me radhë që Tirana të gdhihet e pastër.

Kur bashkinë e mori këneta, koha ngeci dhe kryeqytetit filloi të marrë erën e kazanëve të plehrave”, tha Rama.

Vijon... 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI