Flash

Berisha: Rama pagoi 150 mijë euro në "New York Times" kundër meje

Lapsi.al 20 February 2025
Berisha: Rama pagoi 150 mijë euro në "New York Times"

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë, lëshoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “kukull të George Soros” dhe liderin më të diskredituar në Europë. Berisha ka theksuar se PD ka qenë gjithnjë kundër doktrinës së Sorosit, përfshirë globalizimin, drogën dhe censurën.

Ai shtoi se Rama ka ndërmarrë përpjekje për ta sulmuar atë personalisht, përfshirë pagesën e 150 mijë eurove për një hapësirë në “New York Times”, ku sipas Berishës, u botua një artikull kundër tij.

“Edi Rama është i shkallmuar. Nuk e shndërruam ne në kukull të George Soros, ai e bëri vetë këtë zgjedhje...Kjo i është kthyer në boomerang, pasi dje njëri nga dy strategët e rikthimit më madhështor të Donald Trump deklaroi për ‘New York Times’ se në Shqipëri ka ardhur për të vazhduar punën e Trump, për ta bërë Shqipërinë të madhe përsëri, dhe se Edi Rama është një kukull e George Soros,” tha ai, duke iu referuar intervistës së fundit të Chris LaCivita në NYT", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI