Flash

Protesta për Veliajn/ Rama: Arrestimi, gabim që s’duhet të përsëritet

Lapsi.al 20 February 2025
Protesta për Veliajn/ Rama: Arrestimi, gabim që s’duhet të

Kryeministri Rama ka mbledhur në sheshin Skënderbej punonjësit e bashkisë Tiranë. Rama komentoi pjesëmarrjen e mbështetësve të Veliaj para GJKKo më 12 shkurt kur u dha masa e sigurisë.

"E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju sepse gjatë këtyre ditëve kam parë mes jush, por edhe mes shumë të tjerësh, njerëz të dëshpëruar. Disa nga ju shkuan edhe tek dera e GJKKO për të protestuar ditën që kryetari u la në burg, pa gjyq, nuk dua t’i gjykoj keq përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre, por ishte një gabim që sado i pafajshëm nuk duhet të përsëritet më, as nga ju, as nga askush që punon për shtetin shqiptar në cdo institucion." - e nisi fjalën e tij Rama.

Rreth 6 mijë punonjës marrin pjesë në takim bashkë me drejtoritë në varësi të bashkisë. Ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës.

Në takim u shfaq një dokumentar që dëshmon transformimin e Tiranës ndër vite, me pamje si ka qenë që prej ’90 deri tek ndryshimi që ka pësuar sot.

Pas arrestimit në zyrë të kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, më 10 shkurt 2025, kryeministri Rama tha se do bashkërendojë menaxhimin e bashkisë krah 5 nënkryetarëve të bashkisë ndërsa Anuela Ristanit iu delegua firma e kryebashkiakut Veliaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI