Flash

Rama: Duhet bërë diçka për të zbutur rritjen e disa çmimeve

Lapsi.al 20 February 2025
Rama: Duhet bërë diçka për të zbutur rritjen e disa

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku tha se është i vetëdijshëm që duhet bërë diçka për të zbutur rritjen e disa çmimeve. Rama tha se nëse kur morën detyrën ishin 100 mijë kompani aktive, sot janë 250.

Sipas tij, kjo është një shifër jashtëzakonisht domethënëse. Rama tha se një tjetër shifër e rëndësishme është 57% e të punësuarve me 0 taksë, 36%, sipas tij, janë me taksë nga 4-10%, për t’u dhënë mundësi njerëzve të kenë më shumë në xhep.

"Jam i vetëdijshëm që duhet bërë diçka më shumë për të zbutur rritjen e disa çmimeve, por faktet flasin vetë. Nëse kur morëm detyrën ishin 100 mijë kompani aktive, sot janë 250. Një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikundër një tjetër shifër e rëndësishme, sot kemi 57% të të punësuarve me 0 taksë, 36% janë me taksë nga 4-10%, për t’u dhënë mundësi njerëzve të kenë më shumë në xhep. Gati 10% e të punësuarve e kanë pagën mbi 10%.

Me këtë sistem që ne futëm, u kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit. Janë 1.4 mld euro në 10 vite, që ua kemi hequr buxhetit të shtetit dhe ua kemi lënë qytetarëve. I vetmi sistem në rajon ku biznesi i vogël paguan 0 taksë. Kemi filluar me prodhim të përgjithshëm kombëtar më pak se 10 miliard, sot jemi afro 25 miliard. Këto janë fakte", tha Rama.

Të këshilluara

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për vendosje të një raundi të ri sanksionesh kundër Rusisë. Ky vendim vjen një ditë pas bisedimeve SHBA-Rusi në Riad për paq...

14:05

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI