Flash

Detaje të reja/ Si SPAK dhe RENEA futën në kurth Safet Bajrin

Lapsi.al 21 February 2025
Detaje të reja/ Si SPAK dhe RENEA futën në kurth Safet Bajrin

Kanë dalë detaje të reja mbi arrestimin e Safet Bajrit këtë të premte. Gazetari Igli Çelmeta ka treguar në Euronews se si SPAK, pasi nuk arriti ta kapte Bajrin gjatë një operacioni të RENEA-s, përdori një strategji tjetër për ta futur në kurth.

Sipas Çelemtës, pas dështimit të operacionit, autoritetet dolën me një deklaratë zyrtare duke theksuar se kontrollet në Shkodër nuk kishin lidhje me Safet Bajrin, por me një përplasje me armë në fshatin Rrënzë.

Kjo lëvizje bëri që Bajri të dalë publikisht dhe të mohojë çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe në masakrën e Bushatit.

“Tre ditë më parë, më 18 shkurt, në Shkodër, forcat operacionale dhe ato të RENEA-s ndërmorën një operacion në lagjen Dobraç me qëllim shoqërimin e Safet Bajrit, por ai nuk u gjet,” sqaroi gazetari.

Një ditë më vonë, më 19 shkurt, SPAK lëshoi një njoftim zyrtar, ku thuhej se ishin ekzekutuar masa sigurie për tre persona të dyshuar për shkëmbim zjarri në fshatin Rrënzë. Në këtë deklaratë, emri i Safet Bajrit nuk përmendej fare.

“SPAK e futi në kurth Safet Bajrin duke dalë me këtë njoftim zyrtar vetëm një ditë pas kontrollit, ku deklaroi se kishte nisur një procedim penal ndaj tre personave për ngjarjen në fshatin Rrenzë të Bushatit. Në këtë procedim, emri i Bajrit nuk figuronte, ndërkohë që për të kishte një masë sigurie nga SPAK e datës 17 shkurt.

LEXO EDHE: SPAK godet “Bajrat”, krahun e armatosur të PS në Shkodër

Lidhur me këtë ngjarje, Safet Bajri ka dhënë një intervistë ku pohon se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen në fshatin Rrenzë dhe me masakrën e Bushatit. Ndërkohë, i fshehur në sirtarët e Gjykatës së Posaçme, paska qenë një urdhër-arresti i lëshuar ndaj tij”, tha Çelmeta.

Pas deklaratës së autoriteteve, Bajri doli në media për të mohuar përfshirjen e tij në ngjarjet e përmendura. Më pas, autoritetet i kërkuan të paraqitej në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës, duke i komunikuar se i duhej të jepte një profil ADN-je për një tjetër çështje.

I bindur se kishte sqaruar situatën, ai u paraqit vetë në polici, pa e ditur se mbi të rëndonte një urdhër arresti për vrasjen e Fatbardh Liçit.

“Pasi RENEA nuk e gjeti dot, duket se autoritetet ndryshuan strategji. Ata e ftuan për një procedurë të zakonshme, por sapo u paraqit në polici, e arrestuan dhe e transferuan në Tiranë, ku iu komunikua akuza dhe masa e sigurisë,” përfundoi gazetari. /Euronews Albania

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në fshatin Dragostunjë në Librazhd. Një automjeti tip Hundai, me drejtues Edmond Terovën, është për...

17:40

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI