Flash

“Dorëheqja nuk është për mua”, Partizani shkarkon urgjent Veselinovic

Lapsi.al 21 February 2025
“Dorëheqja nuk është për mua”, Partizani
Humbjen e parë në epokën e Alexander Veselinovic ia kishte shkaktuar pikërisht Bylis, ndonëse atëherë serbi ishte në tribunë I skualifikuar. Këtë herë, përmbysja e mallakastriotëve nga 2-0 në 2-3 ka qenë fatale. Veselinovic është shkarkuar me urgjencë nga klubi me një komunikatë për shtyp. Partizani nuk fiton prej 6 ndeshjesh dhe tani është larg dy vendeve të para në renditje. Veselinovic në fakt është përplasur edhe më herët me drejtuesit e të kuqve për merkaton. Në janar u larguan 4 emrat më të rëndësishëm nga skuadra: Rrapaj, Hadroji, Cara e Mba. Ata që erdhën nuk janë treguar në nivel dhe Veselinovic e ka thënë hapur. Por sigurisht është më lehtë të gjenden gabimet te tjetri. E kjo vlen për të dyja palët. Lexo më tej: Tronditet Partizani, nga 0-2 Bylis i përmbys 2-3. Veselinovic: "Dorëheqja, jo opsion"

NJOFTIMI I KLUBIT

Klubi i Futbollit Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Aleksandar Veselinović për shkak të rezultateve të dobëta. Vendimi i marrë pas humbjes së sotme, bazohet tek rezultatet e papranueshme të kohëve të fundit, dhe mbi të gjitha në mungesën e lojës dhe karakterit që duket të shprehi ekipi i Partizanit në fushën e blertë. Trajnerit Veselinovic i urojmë suksese në karrierën e tij të mëtejshme. Duke filluar nga dita e nesërme, ekipi do të nis përgatitjet me përqëndrim maksimal për të luftuar deri në fund si në Kupë edhe në Kampionat dhe për ta kthyer PARTIZANIN ATY KU I TAKON… P.M.T.P.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI