Flash

Frika nga Trump/ Edhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë ngre alarmin

Lapsi.al 21 February 2025
Frika nga Trump/ Edhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë ngre alarmin

Friedrich Merz, kandidati kryesor për t'u bërë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, dha një paralajmërim të ashpër të premten se Europa duhet të përgatitet të mbrohet pa SHBA-në.

“Ne duhet të përgatitemi për mundësinë që Donald Trump të mos e mbajë më angazhimin e mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s pa kushte,” tha Merz në një intervistë për një televizion gjerman të premten. “Për këtë arsye, sipas mendimit tim, është thelbësore që europianët të bëjnë përpjekjet më të mëdha të mundshme për të siguruar që të jemi të paktën të aftë të mbrojmë vetë kontinentin europian.” 

Në ditët e fundit, Presidenti i SHBA-së, Trump, është dukur gjithnjë e më shumë i rreshtuar me Presidentin rus, Vladimir Putin, duke fajësuar Ukrainën, dhe jo Kremlinin, për fillimin e luftës që nisi me pushtimin në shkallë të plotë nga Rusia në vitin 2022. Këto komente pasuan një fjalim të zëvendës Presidentit të SHBA-së, JD Vance, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku ai e përshkroi si kërcënimin më të madh për sigurinë europiane partitë kryesore europiane, jo Rusinë.

Lexo më tej: Analiza e fortë në “Der Standard”/ A po ndihmon Trump që Putin të fitojë luftën 

Liderët europianë janë bërë gjithnjë e më të shqetësuar që nuk mund të mbështeten më tek SHBA-ja dhe klauzola e mbrojtjes kolektive e NATO-s, e cila ka qenë themeli i sigurisë së Europës që nga Lufta e Ftohtë.

Merz, lideri i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) të qendrës së djathtë dhe në vendin e parë në sondazhet e opinionit përpara votimit të së dielës, tha se Europa duhet të përgatitet kolektivisht për mundësinë që administrata Trump të mos e mbajë angazhimin e nenit 5 të NATO-s, i cili detyron anëtarët e aleancës për mbrojtje kolektive.

I pyetur nëse beson se Trump do ta respektojë këtë klauzolë, Merz u përgjigj: “Nuk do ta vija në bast për asnjë pyetje që më bëhet, dhe sigurisht jo për këtë.” 

I pyetur nëse Gjermania duhet të kërkojë mbrojtje nën ombrellën bërthamore të Francës, Merz pranoi se Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka bërë disa herë një ofertë të tillë për Berlinin, por qeveritë e mëparshme gjermane e kanë lënë çështjen pa përgjigje.

“Ne duhet të kemi diskutime si me britanikët, ashtu edhe me francezët, dy fuqitë bërthamore europiane, për të parë nëse ndarja bërthamore, ose të paktën siguria bërthamore nga Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, mund të vlejë edhe për ne,” tha ai.

Politico, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI