Flash

Goditet grupi kriminal që shiste armë, arrestohen dy persona

Lapsi.al 21 February 2025
Goditet grupi kriminal që shiste armë, arrestohen dy persona

Goditet grupi kriminal që shisnin armë zjarri në Tiranë, Thumanë dhe Fushë-Krujë. Për pasojë janë arrestuar dy persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale F. K., 18 vjeç dhe E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit F. A., 28 vjeç dhe E. Z., 28 vjeç.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Heliks”, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive në kuadër të një procedimi penal për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit.

Goditet një grup që ushtronte këtë veprimtari kriminale. Vihen në pranga 2 pjesëtarë të grupit, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Parandalohet një rast i shitjes së armëve të zjarrit, nga ky grup. Sekuestrohen 3 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Krujë.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera me metoda proaktive, në kuadër të një procedimi penal të nisur për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Heliks”, si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit:

F. K., 18 vjeç dhe E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit F. A., 28 vjeç dhe E. Z., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, shitnin armë zjarri në Tiranë, në Fushë Krujë dhe në Thumanë.

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Ish-drejtori i ARRSH-së paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Gjika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gjika ka qenë dhe më parë në SPAK, më 14 mars të v...

10:09

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është paraqitur në SPAK në zbatim të m...

09:13

Shkrumbohet nga flakët marketi në Durrës

Një market është përfshirë nga zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në zonën e Plepave, ku flakët kanë shkrumbuar totalisht biznesin. ...

08:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI