Flash

Mjekët: Papa nuk është jashtë rrezikut për jetën

Lapsi.al 21 February 2025
Mjekët: Papa nuk është jashtë rrezikut për jetën

Mjekët thanë se Papa po flet dhe po lexon, por duhet të qëndrojë në spital për aq kohë sa të jetë e nevojshme për shkak të pneumonisë së dyfishtë nga e cila vuan. Ai do të qëndrojë në Gemeli të paktën edhe një javë. Ata shtuan se barku dhe zemra e Papës janë në gjendje të mirë dhe se ai duhet të kapërcejë infeksionin me të cilin është diagnostikuar.

“Papa Françesku nuk është jashtë rrezikut. Trajtimi kërkon ditë, nëse jo javë, për të sjellë rezultate. Në këtë moment, megjithatë, jeta e tij nuk është në rrezik, pak më parë ai kaloi njëzet minuta duke u falur në kapelë, pranë dhomës së tij”, thanë mjekët e pranishëm në spitalin Gemelli në Romë, duke folur për gazetarët.

“E di që jam i moshuar dhe se kam sëmundje kronike”, na tha Papa.

"Mendja e tij është e një pesëdhjetë vjeçari, shumë e qartë. Ne i thamë menjëherë se do të qëndronte këtu në spital për aq kohë sa të ishte e nevojshme, para se të kthehej në Vatikan”, theksoi doktori Sergio Alfieri.

Sot pamë disa përmirësime në analizat laboratorike dhe ato janë shumë më të mira se kur u shtrua, por ai ende po merr një numër të madh medikamente.

“Është e qartë, megjithatë, se ky është një pacient tetëdhjetë e tetë vjeçar i cenueshëm, me një infeksion nga kërpudhat, viruset dhe bakteret”, shtuan mjekët.

"Humori i tij ka mbetur i njëjtë, kur i thashë në mëngjes: Mirëmëngjes o Atë i Shenjtë, ai u përgjigj: Mirëmëngjesi bir i Shenjtë," tha Sergio Alfieri, i cili shtoi se frymëmarrja e papës nuk mbështetet mekanikisht, ai merr oksigjen vetëm kur ndjen se ka nevojë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI