Flash

Habit Egnatia, mundet nga vendi i fundit:Dajsinani pret një penallti, por jo të dytën

Lapsi.al 22 February 2025
Habit Egnatia, mundet nga vendi i fundit:Dajsinani pret një penallti, por

Skënderbeu ka arritur një fitore jetike në Korçë, duke mposhtur kryesuesit e kampionatit. Egnatia është dorëzuar me rezultatin minimal 1-0. Skuadra korçare, që ndodhej në një situatë të vështirë, ka bërë një paraqitje dominuese përballë kampionëve në fuqi. Egnatia nuk e gjeti dot ritmin e zakonshëm dhe nuk krijoi raste të rrezikshme në portën e Alisë, duke pësuar humbjen e parë të vitit 2025.

Ndeshja u vendos nga një penallti e ekzekutuar me saktësi nga Nikaj në minutën e 60-të, pas një ndërhyrjeje të VAR-it që konfirmoi prekje me dorë brenda zonës. Ishte hera e dytë që teknologjia ndërhyri në favor të Skënderbeut, pasi më herët një tjetër penallti u akordua pas shqyrtimit të pamjeve filmike. Egnatia në rastin e parë shpëtoi nga pritja e portierit Dajsinani, që në 11 metërshin e dytë nuk mundi të bënte asgjë.

Lexo më tej: “Dorëheqja nuk është për mua”, Partizani shkarkon urgjent Veselinovic

Ernest Gjoka, tekniku i bardhekuqve, nuk dëshiron të dëgjojë për favore: "Që në ardhjen time, nuk mendoj që Skënderbeu duhet të ishte në këtë pozicion në tabelë, po bëj më shumë se sa duhet për të kaluar këtë ngërç, është e vështirë dhe shumë e vështirë se fitojnë edhe rivalët tanë për mbijetesën. Penalltia është penallti, por mesa duket spo na le rehat dhe fati. Por sot ishte dhe fati me ne”.

[video width="720" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67ba08dd32d0c.mp4"][/video]

Humbje pa pasoja për Tetovën

Për korçarët, ky sukses vlen shumë në betejën për mbijetesë, duke i afruar me zonën e sigurisë. Ndërkohë, për Egnatian, humbja nuk ndryshon shumë në renditje, pasi avantazhi i krijuar në krye të klasifikimit mbetet i konsiderueshëm, duke i lejuar ekipit rrogozhinas të përballojë edhe këto luhatje pa rrezikuar pozicionin e parë. Edlir Tetova ka marrë humbjen e parë të vitit 2025 dhe e pranon se nuk ioshte dita e duhur: “Ishte një ditë shumë e errët për ne sot, të paktën nga ajo që bëjmë ndeshje pas ndeshje. Ishte një nga ndeshjet më të dobëta që kemi bërë. Në një maratonë që është kampionati, ka kurba dhe ishte një ndeshje e dobët".

[video width="710" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67b9facbdcb5f.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI