Flash

Me fytyrën e përgjakur, dhunohet brutalisht/ Arben Çipa: Mu vërsulën brenda në makinë

Lapsi.al 22 February 2025
Me fytyrën e përgjakur, dhunohet brutalisht/ Arben Çipa: Mu

Arben Cipa kreu i operatoreve turistikë në Sarandë është dhunuar barbarisht nga dy persona një ditë më parë.

Ai tregon se teksa ishte në rrugë njëri nga sulmuesit i indentifikuar si Dio e ka ndaluar dhe ka biseduar në lidhje me këtë projekt.

“Unë isha duke shkuar në punë, kur papritur një person me emrin Dio më ka prerë rrugën bashkë me një tjetër dhe ka nisur të fliste për një çështje lidhur me një projekt timin. Ata ishin duke bërë gjithçka për të penguar zhvillimin e tij dhe këtë e shprehnin në formë fyerjesh,” tha Çipa.

“Në atë moment unë nuk i kam pranuar fyerjet dhe ata kanë shfrytëzuar momentin dhe më janë vërsulur brenda makinës time me grushte dhe gurë dhe e kam pasur të pamundur të mbrohem në atë moment”, tregon ai.

Policia e Sarandës bëri me dije se ka arrestuar në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej njërin nga agresorët, shtetasin D. M., 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.

Të këshilluara

Përkeqësohet shëndeti i Papa Françeskut

Vatikani ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar. Sipas Vatikanit, Papa ka bërë transfuzion gjaku dhe gjendja e Atit të Shenjtë ...

20:25

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI