Flash

Rama: Nesër për herë të parë në Tiranë si presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Lapsi.al 22 February 2025
Rama: Nesër për herë të parë në Tiranë si

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme mbërrin në Tiranës, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Rama tha përmes një postimi në rrjetet e tij sociale se kjo do të jetë një vizitë speciale, ndërsa shtoi se ai është mik i vjetër i shqiptarëve dhe i tij.

“Nesër kemi një vizitë shumë speciale. Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, mik i vjetër i shqiptarëve dhe shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë ’99, mbi pistën e Aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, themeluesi i Emirateve të Bashkuara në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova.

Asokohe ata sollën ndihma shumë të mëdha, në atë pistë të shtruar enkas. Presidenti që nesër na nderon me vizitën e tij erdhi në këmbë të të atit. Vizita e presidentit të Emirateve dhe një nga udhëheqësit më të respektuar të botës së sotme shënjon një gurë shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e të një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit. Bin Zayed ishte donatori më i madh pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës. Lagja e re shembullore e rindërtimit në spital është financuar i gjithi nga ai. Ai nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për lidhjen nënujore të energjisë”, tha Rama.

Të këshilluara

Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër

Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga është vënë një 54-vjeçar, pasi pas një sherri me pronarin e një lokali, s...

14:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI