Flash

"Ça është ky kërcënim? Ndyrësirë!" Sherri mes prokurorit dhe Veliajt në gjyq

Lapsi.al 24 February 2025
"Ça është ky kërcënim?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një pjesë nga komunikimi në sallën e gjyqit, kur u konfirmua masa e sigurisë "arrest me burg" për të. Në këtë komunikim bie në sy fakti që prokurori Ols Dado është i acaruar dhe e ka quajtur Erjon Veliajn "ndyrësirë" duke tejkaluar normat e komunikimit etik në sallën e gjyqit. Shkak i këtij acarimi është se Erjon Veliaj duke qenë kryetar i bashkisë së Tiranës ka rrëmuar në të dhënat për prokurorin dhe ka sjellë në sallën e gjyqit të dhëna për shtëpinë e Ols Dados.

Bëhet fjalë për një pallat të ndërtuar mbi një truall ku Ols Dado është një nga pronarët trashëgimtarë, që ka pasur një kontratë me një ndertues që ka marrë leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës. Duket se Erjon Veliaj ka pretendime se prokurori është në konflikt interesi dhe duhet ndryshuar, gjë që ka sjellë edhe acarimin e tij.

Duhet thënë që faktin që Veliaj i ka sjellë shtëpinë e prokurorit Ols Dado në seancë, është interpretuar si një kërcënim nga ky i fundit.

[caption id="attachment_982280" align="alignnone" width="819"]Transkriptimi i debatit në sallën e gjyqit Transkriptimi i debatit në sallën e gjyqit[/caption]

Pjesë nga debati brenda seancës

OLS DADO: Ndyrësirë! S'ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç'a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

5 ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.

BRION BANI: Prokuror, ulu!

OLS DADO: A? Ç'a është ky? Kërcënim është ky?

9 ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt 10 interesi. Prokurori mendon që edhe kjo 11 sjellje është normale, por kjo s'është normale.

OLS DADO: E kam mesazhin këtu.

ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s'është normale.

ERION BANI: Prokuror!

"Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më" shprehet Veliaj që në fakt ka disa ditë që përdor të njëjtën gjuhë kundër prokurorit, duke mbajtur edhe ai vetë postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Të këshilluara

Klotilda Bushka në SPAK

Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Kujtojmë se zonja Bushka është nën hetim për pengim të hetimeve ...

12:10

Parashikimi/ Java nis me vranësira dhe shi

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si ...

07:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI