Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Erdogan: BE ka nevojë për Turqinë, sa më shpejt të integrohemi aq më mirë për të

Lapsi.al 24 February 2025
Erdogan: BE ka nevojë për Turqinë, sa më shpejt të

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar ditën e sotme se Turqia ka një rol kyç në Evropë pas zhvillimeve gjeopolitike. Pas mbledhjes së Këshillit Presidencial të Ministrave, Erdogan u shpreh se integrimi i plotë i Turqisë në Bashkimin Evropian mund ta shpëtojë BE nga ngërçi, ekonomia, mbrojtja si dhe politika e reputacioni ndërkomëtar.

“Demokracia liberale, ideologjia më joshëse e shekullit të kaluar, ka hyrë në një krizë dhe ngërç serioz. Është Turqia dhe integrimi i saj i plotë në BE që mund ta shpëtojë Bashkimin Evropian nga ngërçi, nga ekonomia te mbrojtja dhe nga politika te reputacioni ndërkombëtar. Siç u tregua në zgjedhjet e fundit, vakuumi i krijuar në demokracitë evropiane po mbushet nga demagogë të ekstremit të djathtë," tha Erdogan.

Presidenti Erdogan shtoi se sa më shpejt të bashkohet Turqia në BE aq më mirë do të jetë dhe se duan të avancojnë në procesin e integrimit. Erdogan deklaroi se ngjarjet e ndodhura në Siri dhe Ukrainë kanë konfirmuar neovjën e Evropës për Turqinë, ku ai cilëson si thelbësore mbrojtjen e interesave të tyre.

"Sa më shpejt Bashkimi Evropian të përballet me këtë realitet, aq më mirë do të jetë për të. Ne duam të avancojmë procesin tonë të integrimit. Nëse tregohet vullneti i nevojshëm, mund të arrijmë rezultate në një kohë të shkurtër. Ne të gjithë së bashku do të shohim se ku do të evoluojë procesi. Ngjarjet në Siri dhe Ukrainë konfirmojnë nevojën e Evropës për Turqinë. Natyrisht, kësaj duhet t'i shtojmë edhe qëndrimin ambivalent të Perëndimit ndaj gjenocidit 471-ditor në Gaza. Udhëheqësit që panë masakrën e më shumë se 61 mijë civilëve dështuan. Nuk është e mundur të rikuperohet nga humbja e reputacionit në një periudhë të shkurtër kohore. Ajo që është thelbësore në këtë foto është mbrojtja e interesave tona. Ne po monitorojmë nga afër zhvillimet. Në mbledhjen e sotme të kabinetit, diskutuam strategjinë e industrisë dhe teknologjisë për vitin 2030, duke forcuar pavarësinë e vendit tonë në prodhimin industrial dhe teknologjinë," tha ai.

Erdogan iu referua edhe vizitës së presidentit gjerman Frank-ëalter Steinmeier në Turqi, duke theksuar se ajo kishte një kuptim të madh, pasi u diskutua për çështje të tilla si lufta kundër terrorizmit, migrimi dhe industria e mbrojtjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI