Flash

Parashikimi/ Java nis me vranësira dhe shi

Lapsi.al 24 February 2025
Parashikimi/ Java nis me vranësira dhe shi

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim relativisht të lagështa. Kjo situatë vjen si rrjedhojë e disa qendrave të presionit të ulët që kanë përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.

Në këtë mënyrë moti për pjesën më të madhe të ditëve parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura (pra mot kryesisht i vranët) edhe pse nuk do të mungojnë orët me kthjellime (diell).

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët për pjesën më të madhe të këtyre ditëve duke bërë një përjashtim këtu për ditën e enjte ku përgjatë ultësirës perëndimore reshjet hera-herës do të jenë me intensitet deri mesatar. Reshje shiu me intensitet deri mesatar do të ketë edhe në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit ditën e mërkurë.

Temperaturat përgjatë këtyre ditëve do të jenë brenda vlerave “normale” për periudhën që ndodhemi ndërsa në orët e mesditës për shkak të erës nga kuadrati i jugut në ditë të caktuara ato pritet të arrijnë deri në 18 apo 19 gradë celsius.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI