Flash

Gjykata Europiane shqyrton planet e qeverisë së Melonit për refugjatët

Lapsi.al 25 February 2025
Gjykata Europiane shqyrton planet e qeverisë së Melonit për

Për herë të parë këtë të martë (25.02.2025) Gjykata Europiane në Luksemburg nis procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për kthimin e shpejtë të refugjatëve të paligjshëm, që vijnë përmes detit Mesdhe pa prekur territorin e BE-së duke i zhvendosur ata në strehimoret e ngritura në Shqipëri.

Në proces synohet të sqarohet çështja, nëse dhe në çfarë premisash kërkesat për azilim të refugjatëve që vijnë nga Mesdheu mund të trajtohen dhe të vendoset lidhur me to në një vend jashtë territorit të BE-së.

Deri në shpalljen e vendimit mund të kalojnë disa muaj. Procesi ka të bëjë me planet e qeverisë së kryeministres së djathtë italiane Giorgia Meloni. Italia është vendi i parë I BE-së, që ka ngritur strukturat e strehimit te refugjatëve jashtë BE-së, duke i vendosur ato që nga tetori 2024 në Shqipëri.

Në këtë kompleks nëpunësit italianë duhet të marrin vendimin lidhur me kërkesat për azil, që paraqesin refugjatët që kapen duke lundruar ilegalisht përmes detit Mesdhe duke synuar të shkelin në territorin e BE-së me shpresën për një jetë më të mirë. Qëllimi i procedurave të përshpejtuara në një vend të tretë si në Shqipëri është kthimi sa më shpejt i refugjatëve në vendin e origjinës. Të tjera shtete europiane po i ndjekin me kujdes plane të tilla.

Kush e përcakton një vend të tretë të sigurtë?

Ky model deri tani nuk ka funksionuar. Drejtësia italiane i ka pezulluar planet e qeverisë tri herë që nga tetori 2024. Të 66 personat, që u trasportuan në Shqipëri, janë dërguar në Itali.

Gjykata Europiane do të shqyrtojë nëse një qeveri ka kompetencën për të përpiluar listën e shteteve të treta të sigurta dhe nëse ajo ka të drejtën të përcaktojë kriteret për të klasifikuar një vend si të sigurtë. Gjithashtu duhet të sqarohet, nëse një vend mund të konsiderohet si i sigurt, nëse ai nuk është i sigurt për të gjithë dhe nëse gjykatat për verifikimin e procedurës së përshpejtuar lejohen të përdorin burimet e veta të informacionit./DW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI