Flash

Inceneratori fantazmë gllabëron ende para, Sharra mbulohet nga plehrat (VIDEO)

Lapsi.al 25 February 2025
Inceneratori fantazmë gllabëron ende para, Sharra mbulohet nga plehrat

Inceneratori i Tiranës nuk është askund. Ky tanimë është një fakt i njohur dhe i pranuar nga të gjithë.

Afera gjigante zvarritet sa nga njëri fraksion në tjetrin te SPAK, me synimin final për të mos prekur kokën e “oktapodit”.

E pavarësisht kësaj buxheti i shtetit vijon të paguajë një vepër që nuk ekziston.

Video që shihni më poshtë është xhiruar sot nga varrezat e Sharrës, fare pranë vendgrumbullimit të plehrave aty ku sipas Ramës e Veliajt do duhej të ishte inceneratori i Tiranës.

Nuk është e vështirë të dallosh me sy të lirë pirgjet me plehra përreth varrezave.

Era e rëndë kundërmon kudo aty pranë dhe është e padurueshme jo vetëm për banorët në atë zonë, por edhe për qytetarët që shkojnë për disa minuta te njerëzit e tyre që prehen në banesën e fundit.

Landfilli i Sharrës duket se nuk po kryen më as kapsulimin e plehrave, jo më incenerimi i trumbetuar aq fort nga Organizata e Rilindjes dhe mediat e paguara nga inceneratorët. ©Lapsi.al

[video width="480" height="800" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-25-at-9.49.01-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtarja Roberta Flack

Këngëtarja Roberta Flack e njohur më së shumti për këngën "Killing Me Softly With His Song", ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. “Ne jemi të lënduar që e ...

20:37

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI